SHPËRNDAJE

Lemza

Për gjatë pesë ditëve një burrë nga Neë Yorku, pati një lemzë të pandalur dhe vizita që ai bëri për shkak të saj zbuloi se vuante nga kanceri në qafë.

Burri 35-vjeçar ka pasur lemze aq të shpeshtë, sa që e ka vizituar dy herë spitalin, por është liruar pas një kontrolli, vetëm me një përshkrim vitaminash.

Meqenëse lemza nuk i pushonte, atij i është bërë një fotografim i qafës, me ç’ka është zbuluar se ai ka një tumor të madh në qafë. I njohur me emrin haemangioblastoma, ky tumor, i ka bërë presion rrënjëve nervore dhe shpinës që ka mundur ta paralizojë.

Rritja e tumorit i ka shkaktuar lemzat, duke i dhënë shumë kokëçarje pacientit. Mirëpo, ky fat në fatkeqësi, ka bërë që ai t’i nënshtrohet operacionit para se të paralizohet, përndryshe intervenimi do të ishte i kotë.