SHPËRNDAJE

SteveJobs

Shkronja “i” është shfaqur tek shumica e produkteve të Apple-it që me realizimin e iMac të parë në vitin 1998. Por, çfarë kuptimi ka kjo shkronjë? Kur prezantoi për herë të parë iMac, i ndjeri Steve Jobs shpjegoi lidhjen mes “i” dhe “Mac”.
Sipas tij, shkronja “i” nënkupton fjalën “internet”, duke qenë se konsumatorët kërkonin një kompjuter për të hyrë thjesht dhe shpejt në internet. Përveç internetit, prefiksi i Apple-it nënkupton gjithashtu “individual, informoj, inspiroj dhe instruct (udhëzoj).

Që atëherë, shkronja “I” është përdorur edhe tek pajisjet e tjera, si iPhone, iPad, iPod. Kur u prezantua për herë të parë iPhone në vitin 2007, një ndër veçoritë kryesore ishte komunikimi nëpërmjet internet, ndërsa dy të tjerat ishin muzika dhe thirrjet telefonike.

Apple vazhdon të zgjerohet në tregje të tjera, por ka filluar ta braktisë prefiksin “I”. Në vend të iWatch dhe iTV, ne kemi tani Apple Watch dhe Apple TV. Kjo ndoshta sepse nuk kemi më nevojë për pajisje që lidhen me internetin.