SHPËRNDAJE

Sheqer

Sipas një studimi më të fundit të realizuar nga një grup studiuesish nga Australia dhe India, rezulton se sheqeri jo vetëm çon në obezitet, por mund të shkaktojë në tru dëmtime të njëjta me ato që sjell stresi.

Studimi i publikuar në revistën “Frontiers in Molecular Neuroscience” është fokusuar në ndikimin e dietës ushqimore ne tru, krahasuar me stresin apo dëmet psikologjike që mund të jenë shkaktuar në fëmijëri.

Një vëmendje të veccantë gjatë këtij studimi i është kushtuar zonës së trurit, e cila është përgjegjëse për kujtesën afatgjatë, stresin dhe sjelljen.

Testet krahasuese treguan se si stresi, edhe sheqeri, shkaktonin anomali të ngjashme në trurin e minjve. Stresi dhe sheqeri hynin në veprim me gjenin e quajtur Neurod1, i cili është përgjegjës për rritjen e nervave.

Studimi ka rritur shqetësimet në radhët e mjekëve, duke ditur se dieta ushqimore e njeriut modern ka në përbërje të saj shumë produkte që përmbajnë sheqer, shpesh në sasi shumë të larta.