SHPËRNDAJE

Vrap

Aktivitetet fizike shpesh janë të njohura në lidhje me rolin që kanë në rënien në peshë. Pjesë e këtyre aktiviteteve është ecja dhe vrapimi që ju ndihmojnë shumë të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm, e mbi të gjitha, të bini në peshë.

Vrapi është një ndër aktivitetet më të preferuara të njerëzve kur bëhej fjala për rënien në peshë. Përfitimet që ne marrim prej tij janë të shumta: ai ndihmon në funksionimin e duhur të zemrës, rrit qëndrueshmërinë, rrit sistemin imunitar etj. Përveç përfitimeve, njerëzit që duan të bien në peshë duhet të kenë parasysh dhe efektet që ju sjell vrapi, sidomos kur janë shumë mbipeshë. Së pari nëse jeni shumë mbipeshë nuk duhet ta filloni aktivitetin tuaj direkt me vrapim sepse do t’ju kontraktojë muskujt dhe do t’ju japë dhimbje në nyje dhe muskuj. Gjithashtu mund t’ju rrisë nivelin e sekretimit të kortizolit dhe për pasojë do t’ju japë ndjesi “mjegulle” dhe humbje përqendrimi.

Ecja ashtu si dhe vrapi vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit, megjithëse me një intensitet më të ulët. Ecja përveç djegies së kalorive ju mundëson dhe relaksim, ndryshe nga vrapi. Për njerëzit që janë shumë mbipeshë do t’ju këshillohej që ta vazhdonin aktivitetin e tyre si fillim me ecje, gjysmë ore në ditë dhe gradualisht të fillojnë vrapin.