SHPËRNDAJE

SamsungS6

Samsung ka bërë publike disa nga çmimet që ju mund të merrni Galaxy S6, i cili do të prezantohet më 1 mars.Sipas burimeve të kompanisë versioni më i lirë i Galaxy S6 do të kushtojë 749 euro, ndërsa versioni më i shtrenjtë, ‘Edge’, do të kushtojë 1049 euro.
Galaxy S6 do të ketë ekran të lakuar. Thuhet gjithashtu se telefoni do të ketë 4GB RAM, procesor me arkitekturë 64-bit, hapësirë të brendshme deri në 128GB, kamerë të pasme 20 megapikselë, Wi-Fi,GPS dhe Bluetooth Smart.
Versioni më i lirë i Galaxy S6 me 32GB hapësirë të brendshme do të kushtojë 749 euro, versioni me 64 GB 849 euro, S6 128 GB do të kushtojë 949 euro.
Ndërsa përsa i përket versionit Samsung Galaxy S Edge me 32GB do të kushtojë 849 euro, ndërsa versioni me 128GB hapësirë do të kushtojë 1049 euro.