SHPËRNDAJE

Buka

Buka e pjekur duket se ka aromën më të mirë në botë, kjo duke analizuar një sërë aromash të tjera, të cilat kanë qëne pjesë e një studimi. Ushqimet triumfojnë e ku përpos proshutës, bëjnë pjesë edhe ëmbëlsirat.

Një studim ku janë përfshirë mbi 2000 britanikë të rritur, ka nxjerrë rezultate interesante në lidhje me aromat që preferojmë. Përpos bukës, vendin e dytë e zë aroma e proshutës, ndërsa në vendin e tretë renditet ajo e barit të korrur.

Pesë vendet e para i plotësojnë aroma e kafesë dhe ajo e ëmbëlsirave në furrë. Nga vendi i gjashtë deri në të dhjetin janë aroma që nuhasim në bregdet, ajo e rrobava të sapo pastruara, mishit të pjekur, peshkut e patateve të skuqura dhe luleve. Në studimin në fjalë nuk janë analizuar vetëm aromat ndjellëse, ato që na bëjnë për vete, pasi ne kemi dhe ato që nuk i durojmë dot. Kazanët e mbeturinave janë të parat në listën e “Top 10” gjërave të cilat kanë erë të keqe. Djersitja, të vjellat, qumështi i prishur, ushqimi i prishur, pelenat, ujërat e zeza, tualetet publike, era e këmbëve dhe jashtëqitjet e kafsheve plotësojnë këtë listë të gjatë.