SHPËRNDAJE

 

Të gjithë punëdhënësit që rregullisht kryejnë obligimet dhe paguajnë kontributet me rregull sigurimin shëndetsorë, në të ardhmen e afërt nuk dotë kenë obligim që të shkojnë në sportel që të vërtetojnë librezat shëndetsore të të punësuarve, dhe këtë do ta bëj fondi Republikan për sigurime.

Vërtetimi automatik i kartelave ka filluar si pilot projekt në fund të muajit qershor tek dhjetra punëdhënës ndërsa nga ky muaj ka filluar të aplikohet tek të gjithë punëdhënësit që kryejnë me rregull të gjitha pagesat dhe kontributet për sigurime shëndetosre, penzionerët dhe antarët e tjerë të familjes, raporton presheva.com.

Kartelat shëndetosre atumoatikisht do ti vërtetohet edhe të papunëve që marrin të holla shtesë nga shërbimi nacional për punësim, romëve, personave më të vjetër se 65 vjet…

Parakusht për të kalur në këtë sistem ka qenë zëvendësimi i librezave të vjetra me ato elektronike.

Vërtetimi automatik nuk është i mundur për personat me veprimtari vetanake, për të siguruarit e bujqësisë si dhe antarët e tyre të familjes pasi administrata tatimore nuk ka mundësi që të paraqesë të dhënat për kontributet e paguara.

Verifikimi automatik lehtëson punën dhe zvoglon pritjet nëpër sportele./presheva.com/