SHPËRNDAJE

Alergji

Alergjitë janë një shqetësim që prekin të gjitha moshat, po te fëmijët ajo është më e theksuar dhe ndahet në dy grupe: alergji inhalatore (të ajrit) dhe ushqimore.

Alergjitë inhalatore shkaktohen kryesisht nga pluhurat e shtëpisë, lagështira, myku, poleni i pemëve, i luleve, bari e të tjera. Simptomat e kësaj alergjie shfaqen në lëkurë. I sëmuri ka rinitit, teshtima, bronkit të përsëritur, infeksione të shpeshta në rrugët e frymëmarrjes e të tjera.

Alergjitë ushqimore mund të fillojnë që herët pas lindjes dhe të shfaqen si ekzema, infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes, çrregullime të traktit gastrointestinal e deri në reaksione të fuqishme që rrezikojnë jetën. Këto reaksione shkaktohen kryesisht nga qumështi i lopës, soja, vezët, produktet e detit, kikirikët, arrat e të tjera.

Nëse fëmijët tuaj shfaqin simptoma të tilla, këshillimi me specialistin është i domosdoshëm. Mjekët pediatër pneumoalergologë përcaktojnë diagnozën, trajtojnë problemet alergjike dhe ato të astmës, si edhe vlerësojnë gjendjen e pacientëve me infeksione të përsëritura.