SHPËRNDAJE

Pas shpalljes së marrëveshjes për koalicionin qeveritar në Maqedoninë e Veriut janë mësuar dikasteret ministrore që do të drejtoj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e udhëhequr nga Ali Ahmeti.

Tashmë është zyrtare se kjo parti do të udhëheq me:

Ministrinë e Punëve të Jashtme
Ministrinë e Financave
Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik
Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës
Ministrinë i Ekonomisë
Ministrinë e Ambientit Jetësor
Kryeministrin në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas disa ditëve të negociatave shpallën marrëveshjen për bashkëqeverisje, që sipas tyre do të jetë me mandat katërvjecar. (INA)