SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përfshirë përsëri në një debat të nxehtë në një nga mbledhjet e Asamblesë Komunale në Drenas.

Klan Kosova ka siguruar një video të një shkëmbimi të ashpër fjalësh në mes të Lladrovcit dhe asamblistit të Nismës për Kosovën, Vehbi Berisha.

Në video Lladrovci dëgjohet t’i thotë Berishës “mos më shaj se përndryshe të ngrehi zhag”.

Berisha në anën tjetër i thotë Lladrovcit se “ti mund ta ngrehësh zhag vetëm vetën dhe askënd tjetër”.

Debati mes tyre kishte filluar për një projekt të rregullimit të shtratit të lumit “Drenica”, për të cilin kishte pakënaqësi Berisha.