SHPËRNDAJE

Presidenti Bartomeu ka plan, etapa e parë është heqja e sanksioneve nga FIFA, e pastaj pason renovimi komplet i ekipit.

Barcelona praktikisht e ka përfunduar sezonin, mbetet vetëm të presin gabimet e Atletico dhe Realit dhe të kthehen në luftët për titull në la liga, mirëpo shanset për këtë janë shumë të vogla. 

Pas fitores së Atletico ndaj Elche, madrilenët po mbajnë gjithcka në duar edhe pse në xhiron e fundit janë mysafir në Camp Nou.

Barcelona nuk po mendon vetëm për ndryshime kozmetike, por ndryshime themelore të rekonstruimit.

Do të fillohet nga trajneri Tata Martino. Do të kërkohen principet e Guardiolas së re. Drejtori Zubizareta dëshiron Ernesto Velverde,ndërsa kandindat mbeten Luiq Enrique dhe Frank De Bur, ku që të tre janë ish lojtar të Barcelonës.

Me Messin do të fillohen bisedimet. Nëse ai dëshiron të largohet atherë cmimi do të jetë 200 milionë euro, ndërsa atij gjegjësisht babait të tij do ti ofrohet kontrata e cila e bën lojtarin më të paguar në botë, andaj edhe shanset që Messi të largohet janë minimale.

Largimi i kuadrove do të filloj nga pastrimi i ekipit. Do të largohet Victor Valdes dhe Puyol, ndërsa në shitje do të jenë Dani Alves. 

Barcelona do të dëgjoj oferta edhe për Mascheerano, Alexis, Tello dhe Pedro.

Gjithashtu lojtarë të planit të dytë janë edhe Afellay, Quenca, Dos Santos.

Tifozëve më së shumti i intereson atherë kush do të vij në klub.

Nëse hiqet suspendimi, Ter Stegen i cili tashmë është lojtar i Barcelonës dhe supertalenti Haliloviq i cili në fillim do të jetë në plan të dytë, shënjestër është Markus Reues, pastaj David Luiz, edhe pse mendohet për 2 mbrojtës.

Mbrojtës i djathtë, mesfushor ofanziv dhe një sulmues klasik janë shenuar si kërkesa të klubit.

Sport shkruan se Barca do të sjell 6 deri 7 lojtar, ku të gjithë nuk do të jenë emra të mëdhenj, ndërsa shuma e paraparaë për blerje është 100 milionë euro.