SHPËRNDAJE

Floke

 

A keni parë të rinj me thinja? E keni menduar ndonjëherë arsyen? Të gjithë mendojnë se thinjat janë shenja të moshës. Por ka raste që shihen thinja edhe të një 20-vjeç.

Sipas studiuesve thuhet se flokët thinjen kur folikulat e tyre prodhojnë më pak melaninë, pigmenti që i jep ngjyrën flokut.

Në fakt thinjat e para shfaqen pas të 30-ëve, por tek disa femra/meshkuj shfaqja e fijeve të të bardha mund të nisë edhe në të 20-at.

Thinjat në moshë të re lidhen me dy faktorë kryesorë. E para është raca(njerëzit që i përkasin racës kaukaziane thinjen më shpejt se aziatikët dhe afrikano-amerikanët) dhe e dyta gjenetika (nëse prindërit tuaj janë thinjur herët, edhe ju do të keni të njëjtin fat).

Megjithatë ka raste që zbardhja e flokëve mund të nisë edhe më herët dhe faktorët janë të tjerë, prsh mund të jetë pirja e duhanit, ndotja ambientale (rrezet ultravioletë apo ndotja e ajrit).