SHPËRNDAJE

Buzeqeshja

Buzëqeshja është një veprim i natyrshëm që ndan lumturinë tonë me të tjerët, ajo ndikon pozitivisht edhe në trurin tuaj. Disa nga faktet që ndikojnë pozitivisht për organizmin tuaj janë;

Buzëqeshja mund t’ju bëjë të lumtur, kjo sepse akti i thjeshtë i buzëqeshjes dërgon mesazh në trurin tuaj se jeni të lumtur. Kur jeni të lumtur, truri çliron endorfinë duke ju bërë të ndjeheni mirë.

Ky fenomen është studiuar që në vitet 1980 dhe është provuar disa herë. Në vitin 1984 një artikull i botuar në revistën “Science” tregon se njerëzit mund të ndjehen të lumtur ose imitojnë gjeste që shprehin lumturi, vërehen ndryshime fiziologjike që reflektojnë emocion, gjithashtu ndryshime në rrahjet e zemrës dhe në frymëmarrje.

Buzëqeshja juaj mund të lumturojë dikë tjetër.

Kur ju jeni të qeshur, e gjithë bota buzëqesh me ju, pasi shumë studime tregojnë se lumturia është ngjitëse. Studimet tregojnë se thjesht duke parë dikë që buzëqesh, do të bëni të njëjtin veprim duke aktivizuar muskujt e fytyrës.

Buzëqeshja ju bën më tërheqës. Sipas Akademisë Amerikane “Cosmetic Denistry” një buzëqeshje e bën dikë të duket më tërheqës për seksin e kundërt.

Buzëqeshja mund t’ju ndihmojë të fitoni një punë. Nëse po përgatiteni të shkoni në një intervistë pune, duhet të dini se jo gjithçka varet nga veshja dhe nga dijet.

Sipas një studimi, njerëzit të cilët paraqiten të qeshur në një intervistë punë, japin idenë se janë më të këndshëm, të bindur, të qëndrueshëm.

E qeshura ndikon në qarkullimin e gjakut, zvogëlon stresin, përmirëson gjumin dhe ndikon në sistemin tuaj imunitar.