SHPËRNDAJE

Padyshim që Hitleri ka patur aftësi të jashtëzakonshme në oratori, duke patur aftësi të shkëlqyera bindëse ndaj popullit të tij gjerman.

Një nga arsyet se përse Hitleri arriti të bindë gjermanët që ta votojnë si kancelar, ishte fakti se ai i mbushte masat me propagandë.

Por se ky votëbesim rezultoi të jetë gabim jo vetëm për Gjermaninë, por për të gjithë botën.

Adolf Hitler u shfaq për herë të parë në politikën gjermane më 29 qershor të 1921, kur mori drejtimin e Partisë Naziste.

Që prej kësaj dite karriera e tij do të njihte vetëm ngritje. Kulmi do të mbërrinte në vitet e “Depresionit të Madh”.

Historianët shpjegojnë se kriza e thellë ekonomike bënte që nacionalizmi dhe aq më tepër edhe fashizmi ti rrëmbente masat.