SHPËRNDAJE

Ngerci

Ngërçet janë fenomene shqetësues për shumë persona tnë raste të ndryshme. Dhimbja e tyre është si shkak i tkurrjes së muskujve.

Ekzistojnë arsye të ndryshme se pse ndodh një gjë e tillë një ndër to është dhe mungesa e kripërave minerale, lodhje, ftohje, pozicione të parehatshme që keni qëndruar për një kohë të gjatë dhe që pengojnë rrjedhjen e gjakut.

Mund të shmangen edhe me ndonjë ndryshim të vogël në dietën tuaj: boronicat, ribes i zi (rrush francez), agrumet dhe ushqimet e tjera të pasura me vitaminë C dhe f1avonoidët ndihmojnë qarkullimin dhe largojnë këto dhembje të bezdisshme.

Nëse ju zë ngërcci ekzistojnë disa këshilla që ju ndihmojnë në lehtësimin e tij si;

Nëse ngërçi të zë në kohën që po merresh me sport, përpara se të fillosh, pi një gjysmë gote me lëng frutash dhe gjysmë gote ujë: do të pengojë humbjet e kripërave minerale që i shkaktojnë ato.

Mos bëni gjimnastikë direkt pas ngrënies, sepse gjatë tretjes, stomaku dhemb dhe sjell ngërçe.

Hani kajsi të thata dhe kos pa yndyra, i cili është i pasur me kalcium dhe magnez, janë minerale të rëndësishme për tkurrjen e muskujve.

Nëse ngërçi të zë në dorë, bashkojini duart dhe me dorën që s’iu dhembë shtyni me ngadalë prapa, drejt pulsit, gishtat e dorës tjetër.

Nëse ngërçi të zë në këmbë, ulu, kape me duar, kap gishtat, tërhiqi drejt vetes dhe shtyj përpara thembrën.

Nëse ngërçi të zë në pulpë: ulu në tokë, duke mbajtur këmbën që të dhembë të shtrirë dhe tjetrën të përkulur. Përpiqu të kapësh gishtat e këmbës së mpirë dhe tërhiqi me ngadalë, por pa i lëvizur. Vazhdo derisa mpirja muskulore të pakësohet.

Nëse ngërçi të zë në kofshë, ke nevojë për ndihmën e dikujt. Ulu në tokë dhe kërkoji ndihmësit tënd që me njërën dorën të të ngrejë thembrën dhe me tjetrën të të shtypë gjurin duke ta ulur poshtë. Ti ndërkohë masazho me ngadalë muskujt e kofshës. Brenda pak çasteve, spazma muskulore pakësohet aq shumë derisa zhduket.