SHPËRNDAJE

Zinedine Zidane po vazhdon të shkruajë emrin e tij në histroinë e Real Madrid
Fitorja ndaj Atletico Madridi prej 3:0, ishte e 26 për Real Madridin në La Liga në krye me Zinedine Zidane.
Trajneri francez, regjistron statistika të frikshme që kur e mori drejtimin e skuadrës së parë. Besoni apo jo, në 32 paraqitje, ekipi i Zidane ka pësuar vetëm një humbje në 32 paraqitje në La Liga, duke arritur 26 fitore, teksa regjistron edhe pesë barazime.

Humbjen e vetëm në La Liga ia ka shkaktuar Zizus Atletico Madridi, kur ekipi i Simeones fitoi 0:1 në “Santiago Bernabeu”.

Në këto 32 ndeshje, “Los Blancos” kanë shënuar 97 gola, derisa kanë pranuar 26’të.

Që në sezonin e parë, Zizu fitoi dy tituj me Realin, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, deri në dhjetor do të luftojë edhe për Kupën e Botës për Klube.