SHPËRNDAJE

Tifozi i Atletico Madrid, i cili goditi me çakmak Cristiano Ronaldon gjatë ndeshjen se dytë gjysmë-finale të Copa del Rey në “Vicente Calderon”, është identifikuar dhe pritet të përballet me një pezullim nga 6 muaj deri në 2 vjet, pa të drejtë pjesëmarrje në evente sportive dhe një gjobë prej 50.000 eurosh.

Burime nga Federata e Futbollit në Spanjë kanë konfirmuar për të përditshmen spanjolle “El Confidencial” se klubi “Los Colchoneros” do të gjobitet, mirëpo, fakti që Ronaldo nuk kërkoi ndihmë mjekësore do të jetë një rrethanë lehtësuese në procedurën e sanksionimit kundër Atleticos.

Kështu, mbyllja e stadiumit do të përjashtohet, diçka që nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishte goditur arbitri në vend të ndonjë lojtari.