SHPËRNDAJE

Pse Adnan Januzaj i tha ‘po’ Belgjikës? Çka e shtyri atë që të marrë këtë vendim? E përgjigjet për këto i jep përzgjedhësi i kësaj përfaqësuese, Marc Wilmots. Në një intervistë për gazetën ‘Le Soir’, ai zbulon bisedimet më se tri orëshe, të cilat në fund rezultuan të suksesshme.

“Unë së pari kam kërkuar që të kemi një bisedë të vërtetë, të qetë dhe që në thelb nuk kishte formën e tij fantastike te Manchester Unitedi. Me Adnanin dhe babanë e tij kemi biseduar për më shumë se tri orë. Unë u thash atyre të dyve e dija për situatën të ndejshme të një familje emigrantësh në Belgjikë, por që gjithmonë i ka mbajtur lidhjet me vendin e saj të origjinës”, deklaroi Wilmots për ‘Le Soir’, duke folur tutje për hapat e parë të Adnanit, shkruan Arena.

“Adnani ka lindur në Bruksel, është edukuar këtu dhe i ka kaluar të gjithë hapat si futbollist i ri në Bruksel, në akademinë e Anderlechtit, para se të shkojë jashtë vendit. Kam insistuar se cilido qoftë vendimi i tyre, Adnani do të ishte i respektuar nga unë”, shtoi Wilmots, i kishte e kishte dhënë lajmin zyrtar për ‘po’-në e Adnanit në rrjetin social ‘Twitter’.