SHPËRNDAJE

Diplomacia botërore u mobilizua për të vepruar në Kosovë kur pa tmerrin që populli shqiptar përjetoi në një nga maskarat  më të përgjakshme, asaj të Reçakut.

Më 15 janar të  vitit 1999 nga paramilitarët serbë në Reçak u vranë mbi 45 civilë shqiptarë, mes tyre edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së.

Plani gjenocidal i Millosheviqit përpos vrasjeve ishte i fokusuar edhe në përhapjen e propagandës për luftën për liri që bënte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Një nga videot më  prekëse nga Reçaku është momenti kur trupat serbe përpiqen ta detyrojnë një të moshuar shqiptar që në një intervistë të flasë keq për UÇK-në.

Ata e udhëzojnë atë që të shprehet se UÇK-ja në Reçak është në fakt ajo që po kryen krime, transmeton InfoPress.

“Çfarë po bëjnë ata, UÇK në fshat… fol”, dëgjohen ushtarët serbë ndërsa e udhëzojnë të moshuarin shqiptar të flasë në gjuhën serbe.
Pamja e dhimbshme e plakut fisnik shqiptar i cili refuzon të flas keq për UÇK-në dhe shqiptarët do të mbetet pa dyshim një imazhet më të tmerrshme të asaj që regjimi gjenocidal i Millosheviqit bëri në Kosovë.