SHPËRNDAJE

Milani pësoi një nga disfatat më të thella europiane të viteve të fundit dhe një prej njerëzve më të kritikuar është sulmuesi Mario Balotelli, i cili përveç formës së dobët të treguar në ndeshjet e fundit rrezikon që të jetë një prej futbollistëve që mund të largohen sezonin e ardhshëm.

Por SuperMario e mori “hakun” e tij ndaj “Los Colchoneros” teksa goditi në një vend aspak të përshtatshëm yllin e skuadrës rivale Diego Costa duke e lënë për disa çaste shtrirë në fushë.