SHPËRNDAJE

Të paktën 20 persona nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të dalin para drejtësisë pasi ata kanë mashtruar autoritete gjermane, duke u thënë se janë njohës të gjuhës. Ata ishin të pajisur me kamera mini, kufje dhe një aparat marrës për të mashtruar në testet e auto-shkollës.

Ata i paguanin disa mijëra franga një 41-vjeçari nga Kosova për t’i pajisur me këtë aparatura që i ndihmonin në përkthimin e gjuhës Gjermane. Ai u kishte treguar atyre përgjigjet në vesh.

Që nga viti 2006, testi teortik në Zvicër mund të pranohet vetëm gjermanisht, italisht, frëngjisht ose anglisht.

Gjuhë të tilla si shqip, turqisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe portugalisht u eliminuan me ndryshimin e rregullit – një pengesë për të gjithë ata të cilët nuk janë të përgatitur mirë në gjuhën e vendit ku shkojnë.

“Mungesa e aftësive gjuhësore mund të kishte qenë një motiv për të mashtruar,” thotë zëdhënësi i medias për Kapo Solothurn, Astrid Bucher, në BLICK.