SHPËRNDAJE

EraGojes

Era e keqe e gojës shpesh është një shqetësim, kjo lidhet me mënyrën se si i konsumojmë ushqimet dhe çfarë konsumojmë. Për të shmangur këtë shqetësim është e rëndësishme që në një mënyrë apo në një tjetër ju duhet të ndiqni këto këshilla kryesore si;

Ushqehuni ne mënyrë te ekuilibruar, mos e teproni me yndyrnat dhe kombinojini ato me glucide e proteina. Pasi ushqimet e yndyrshme dekompozohen dhe krijojnë cetonet, nënprodukte këto që grumbullohen dhe fermentohen ne stomak. Era e tyre vjen nëpërmjet ezofagut dhe ndihet në gojë.

Ushqehuni me ushqime të pasura me glucide te shëndetshme si brokoli, karota, patate dhe fruta të freskëta në mënyrë që këto yndyrna të ekuilibrohen dhe frymëmarrja të jetë më e freskët.
Mos neglizhoni perimet jeshile, pasi ato do ekuilibrohen me acidet në gojë dhe do shmangin erën e keqe. Konsumoni mollë dhe produkte të tjera kërcitëse.

Pini sa më shumë ujë. Ai pastron gojën, mban larg bakteret dhe e bën trupin te funksionoje si duhet. Pijet energjike, ato me gaz dhe vajrat e ftohte mund te përmbajnë acid citrik i cili jo vetëm shkakton ere te keqe ne goje, por dëmton edhe smaltin e dhëmbëve.

Përtypni gjethe mente ose majdanoz
Nëse doni të keni një frymëmarrje edhe më të freskët, vini në një qese pak mente ose majdanoz dhe më pas futeni në ngrirje, mbajeni here pas here me vete atë dhe përtypni nga pak.

Lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar
Larja e dhëmbëve duhet te behet pas çdo vakti dhe nuk duhet kurrsesi te mungoje filli dentar i cili largon ushqimin tek ato vende ku nuk depërtojnë dot fijet e furçes.

Përtypni çamçakëz pa sheqer
Përtypja e çamçakëzit stimulon prodhimin e yndyrës e cila me pas largon disa baktere nga
dhembet.

Pastrojeni mire gjuhën
Pastrojeni mire gjuhën kur lani dhembet sepse disa baktere ngelen atje dhe shkaktojnë erë të keqe.