SHPËRNDAJE

Thonj

Ngrënia e thonjve është ves i vështirë për t’u larguar, ai lidhet kryesisht me refleks nervozizmi, apo paaftësie për të përballuar situata stresi.

Ka disa këshilla të cilat na ndihmojnë për ta larguar këtë ves;
Mësohu ti thuash vetes se nuk duhet ta bësh këtë veprim dhe mendohu bse sa dëmtim mund të shkaktosh thonjve nëse e vbën këtë veprim.

Femrat i ndihmon lyerja e thonjve me manikyr për ta ndërprerë këtë ves. Ndoshta, femrat mund t’i nënshtrohen edhe një trajtimi manikyri, për të vënë thonj falsë, kështu edhe thonjtë e vërtetë do t’iu rriten.

Çamçakëzi është një mënyrë e mirë për të larguar mendjen nga ngrënia e thonjve.

Konsumo ushqime me kalcium e magnez, derisa thonjtë e tu të ndreqen dhe të rriten sa më mirë. Një nga arsyet përse një njeri shtyhet për të ngrënë thonjtë është mungesa e këtyre dy substancave në trup.

Humbja e mendjes dhe fillo të bësh diçka tjetër në momentin që nis të hash thonjtë. Mirë do të ishte edhe që në momentet e “dobësisë” të shpërqendronit edhe gojën me diçka tjetër. Për shembull, hani ndonjë mollë, karotë etj.