SHPËRNDAJE

Dhembet

Bardhësia e dhëmbëve është një element që na shqetëson. Për të pasur dhëmbë të bardhë ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe për më tepër ne mund ti realizojmë ato në kushte shtëpie.
Ja disa nga mënyrat që ju mund të përdorni për zbardhjen e dhëmbëve në kushte shtëpie.

Sodë buke

Soda është një produkt i cili shërben si një zbardhues për dhëmbë tuaj duke bërë të mundur largimin e shtresës së verdhë që mund të gjendet tek dhëmbë tuaj. Ajo ka veti alcalinike, e kundërta e acideve, e cila nëse ju keni nivel të lartë të acideve të larta në gojën tuaj, ajo ndihmon në balancimin dhe normalizimin e këtyre elementëve në gojën tuaj.

Merrni 3-4 lugë çaji sodë buke, hidhini pak lëng limoni në mënyrë që të krijoni një masë në formë paste dhëmbësh, pasi ta aplikoni në dhëmbë më pas shpërlajini ato.

Luleshtrydhe, kripë dhe sodë buke

Luleshtrydhet përmbajnë Vitaminën e cila bën të mundur eleminimin e shtresës së verdhë të dhëmbëve tuaj. Kripa shërben si pastrues i rëndësishëm i dhëmbëve.

Për përgatitjen e kësaj përbërje nevojitet: 3 luleshtrydhe, një lugë e vogël kripe dhe 2 lugë çaji sodë buke. Shtrydhni luleshtrydhet në një lugë dhe më pas përzijini me kripën dhe me sodën e bukës. Merrni një furçë dhëmbësh dhe aplikojeni atë si pastë dhëmbësh për rreth 5 minuta.

Vaj arre kokosi

Mbusheni një lugë me vaj arre kokosi dhe shpërlajeni gojën tuaj në formë e gargarës për rreth disa sekonda me të. Kjo rekomandohet të bëhet në mëngjes para larjes normale të dhëmbëve.