SHPËRNDAJE

Mësoni si të përgatisni një shurup për kollën me përbërës të gjithë natyralë, që gjenden në kuzhinat e gjithsecilit.

Ju duhen qitro të pasur me vitaminën C, vaj kokosi dhe kanellë të pasur me antioksidues.

Përbërësit

1 portokall
1 limon
hudhra të copëtuara
2 lugë çaji piper kokërr
1 shkop kanellë
2 lugë gjelle ujë
2 lugë gjelle vaj kokosi
1 kupë mjaltë

I prisni portokallin dhe limonin në copa të vogla dhe i hidhni të gjithë përbërësit në një tigan.

I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë në një temperaturë mesatare për rreth 5-8 minuta. Më pas hidhni 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 kupë mjaltë.

I përzieni mirë derisa të shkrihet vaji i kokosit. E kaloni përzierjen në një kullos.

Lëngun e përftuar e hidhni në një kavanoz. Merrni nga 1-2 lugë gjelle në ditë, sipas nevojës.