SHPËRNDAJE

Heqja e lapsit nga sytë mund të na sjellë edhe irritim të lëkurës. Për të mos pasur asnjë shqetësim, mund të përdorni vajrat të cilat pasi masazhoni sytë, sjellin menjëherë rezultatin që dëshironi.

Për te larguar lapsin e zi dhe për të parandaluar shfaqjen e qeskave nën sy, ideale është masazhi me vaj. Atë mund ta realizoni çdo natë para se të shkoni të flini.

Syte

Me këtë rast mund të përdorni vajin e kajsisë dhe vaj pjeshke, pasi janë të dy vajra të lehtë. Në fillim hidhni disa pika vaji në tampon pambuku dhe bëjini masazh hapsirës suaj përreth syve. Per një kohë të shkurtër, sytë tuaj do jenë të relaksuar dhe lapsi do jetë hequr plotësisht.