SHPËRNDAJE

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani beson që është duke u shantazhuar nga politika, konkretisht nga persona që janë të lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt.

Siç shkruan sot Koha Ditore, Hasani ka bërë dy denoncime të ndara në Policinë e Kosovës për videot dhe tekstet, sipas të cilave Hasani ka kushtëzuar studentet me marrëdhënie seksuale.

Bëhet fjalë për një video që po qarkullon në rrjetet sociale, një femër rrëfen se si kryetari i Gjykatës Kushtetuese i kishte kërkuar shërbime seksuale një studenteje në këmbim të notës në fakultet.