SHPËRNDAJE

Gjendja aktuale e rinisë shqiptarë në komunën e Bujanocit sa vjenë e përkeqësohet, rinia nuk ka perspektiv, e vetmja shpresë i mbetet rruga drejt BE-së për shkak se pushteti aktual dhe politika e stërvjetruar më nuk ka çka ti ofrojë rinis por edhe popullatës në përgjithësi, kështu mendojnë të rinjtë e APN-së të cilët janë të mendimit se ka përspektiv por duhet gjetur menyra se si rininë ta aktualizojmë në jetën politiko-sociale dhe ta shfrytëzojmë kapacitetin duke mos i penguar në idetë dhe novacionet e tyre. Në bisedën për presheva kom, Fismir Jahiu dhe Abelard Zahiri anëtarë të kryesisë së degës së APN-së në Bujanoc flasin për kushtet dhe situatën aktuale që po mbretëron.

Jahiu është shprehur se, “Me gjendjen aktuale e cila po mbretëron në komunën e Bujanocit jo vetëm rinia por edhe popullata në tërësi nuk mund të sheh një perspektiv për shkak të faktorëve të ndryshëm të cilët po ndikojnë në këtë ambient të vogël. Pushteti lokal ka krijuar një gjendje të tillë në të cilën është duke na munguar edhe vizioni për rinin, sepse ata po shohin një murë para tyre i cili po iu duket i pa kalueshëm në vendin ku po jetojmë”. Jahiu është i mendimit se, përgjegjësin për gjith këtë situatë e bartë pushteti aktual por edhe garnitura e vjetruar politike e cila përveç debateve, deklaratave dhe politikës së stërvjetruar nuk japin asgjë konkrete që mund ti sjellë të mira dhe përspektiv rinisë në komunën e Bujanocit. “Politika aktuale nuk ka ide se si mund ta ndryshojë gjendjen e të rinjëve të cilët çdo ditë e më shumë janë duke u larguar drejt vendeve të BE-së, duke mos parë një të ardhme në komunën tonë. Përgjegjësi të njejtë ka edhe shteti i cili për arsye të veta nuk dëshironë që komunat e Preshevës dhe Bujanocit të zhvillohen dhe të rinjtë të mbesin këtu ku janë”, thotë Jahiu. Ai është i bindur se, rinia e APN-së do të sjellë projekte të reja ide të reja. Sa i përket zhvillimit ekonomik, Jahiu thotë se, “nuk mund të funksionojë një zyre për zhvillim ekonomik me persona të cilët nuk e dijnë as gjuhën angleze, as nuk janë persona të cilët mund të shkruajnë projekte të ndryshme. Jemi të sigurtë se ka shum persona që janë jasht subjekteve politike por të cilët kanë një potencial të jashtëzakonshëm që të sjellin ndryshyme por për fat të keq skan se ku ta shfrytëzojnë potencialin e tyre, ky është edhe qëllim që ti japim mundësin atyre personave që ta shfrytëzojnë potencialin e tyre që të hecim përpara në aspektin e zhvillimit ekonomik”. Sa i përket pushtetit lokal, Jahiu vlerson se, programi “Strat-ap” ka qenë një ide e mirë po të ishte zbatuar në mënyrë profesionale, që ato mjete ti kishin marrë vertëtë personat që janë të thirrur për ato lami, apo që të hapeshin biznese të reja dhe jo të hapen vetëm për ti marrë mjetet financiare dhe menjëherë të mbyllen, kjo është arsyeja përse i gjith ky program është i dështuar. “Këshilli për rini i cili është në kuadër të pushteti lokal,  në vend se të formojë strategji dhe të sjellë inovacione ky Këshill ekzisotn vetëm në letër dhe nuk kryen asnjë funksion apo më mirë thënë nuk është funksional. Kryetari i komunës shpesh shfaqë nga zyrtari i tij një plan aksional për të rinjë, plan i cili nuk është diskutuar asnjëherë për të parë se cilat janë prioritetet”, ka thënë për presheva.com Fismir Jahihu.

Edhe Abelard Zahiri anëtar i kryesisë së degës së APN-së në Bujanoc thotëse, “politikat 20-vjeçare nuk kanë sjellë asgje konkrete për rininë, çdo ditë e më shumë shohim kurse të gjuhës gjermane dhe rinin duke u angazhuar që sa më parë ta mësojnë gjuhën dhe të largohen, kjo nuk i sjellë asgjë të mirë vendit tonë, për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi”. Ne, shtonë Zahiri “e dimë se shteti përdorë mekanizmat e vetë që ky vend të zbrazet por mungesa e një politike të mirëfillt dhe angazhimi të pushtetit lokal po e ndihmojnë rinin që të largohet, e pasojat e gjith kësajë mund ti shohim shum shpejt kur një ditë do të na krcënohet edhe identiteti ynë”. Sipas tij, këtë APN nuk do ta lejojë sepse përfaqësimi i rinisë në të gjitha strukturat e APN-së është dëshmi mëse e qartë se prioriteti ynë është që rinisë ti ofrojmë kushte për një ardhmëri me përspektiv. “Jemi të vetëdijshëm se barrierat nuk do të mungojnë ato do ti kemi sikurse nga qendra poashtu edhe nga kundërshtarët politik, por përkushtimi ynë do të jetë i pa rezervë dhe idetë tona të cilat së shpejti do t’ia plasojmë opinionit do ta shohin se perspektiva për një të ardhme më të mirë ekzistonë” është shprehur Abelard Zahiri./presheva.com/