SHPËRNDAJE

Ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga ka takuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, njëherësh edhe kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Jahjaga ka kërkuar seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare për krimet e kryera nga Serbia.

Gjatë këtij takimi, kongresmenit Engel ia dorëzova një letër me anë të së cilës kërkova që të shqyrtohet mundësia për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, duke përfshirë dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte. Edhe pothuajse pas 20 viteve nga përfundimi i luftës ne ende nuk kemi asnjë person që është dënuar për këto krime. Për të ndërtuar paqen e qëndrueshme, adresimi i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë është i domosdoshëm.

Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të organizohet kjo seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare që të mbijetuarit e dhunës seksuale, familjarët e personave të pagjetur, familjaret e viktimave të luftës, aktivistët për paqe dhe liri, dhe njohës të rrethanave të luftës në Kosovë të mund të dëshmojnë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat Serbe. Duke ndarë fajin individual nga ai kolektiv ne kontribuojmë në të vërtetën, qasjen në drejtësi dhe pajtimin në rajon”.