SHPËRNDAJE

Jahti

Mëngjesin e ditës së enjte është ankoruar në portin e Sarandës për një vizitë një ditore një prej superjahteve gjigante.

“Rising Sun” është jahti i gjashti në botë për nga madhësia, 138 metra i gjatë. Është ndërtuar në kantierin e njohur “Naval Lurssen yachts” me një kosto prej 300 milionë USD.

Është hera e parë që një jaht i këtyre përmasave viziton ujërat shqiptare, e madje Sarandën, duke treguar kështu për potencialin e lartë që ka turizmi detar në vendin tonë, shkruan Panorama.

Jahti-1

Bëhet me dije se jahti gjigant është pronë e një prej emrave më të famshëm të industrisë kinematografike botërore. Emrat e personave që janë ndodhur sot në bordin e jahtit gjigant nuk bëhen të ditur edhe pse disa prej tyre kanë shkuar për një vizitë disa orësh në Qytetin Antik të Butrintit. Superjahti “Rising Sun” u largua nga Saranda mbas ditën e së enjtes.