SHPËRNDAJE

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi dhe njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtarë të Nismës Socialdemokrate kërkon nga Kuvendi ta formojë Grupin nacional të bisedimeve me Serbinë.

Sipas tij, për Hashim Thaçin nuk ka pasur asnjëherë vija të kuqe. Në këtë mënyrë ai dha një përgjigje në emër të Nismës në lidhje me atë nëse përkrahin apo jo tash e tutje përfaqësimin nga Thaçi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.