SHPËRNDAJE

Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka folur për transferimin e mundshëm të mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez.

Ai tha se skuadra e tij gjithmonë kërkon të jetë në mesin e skuadrave më të mira në botë.

“James? Varet se çfarë transferime do të ketë. Ne do të respektojmë bilancin financiar, por ju e dini se ne gjithmonë duam të jemi në mesin e më të mirëve. Varet se çfarë qëllimi do të kemi”, tha Marotta për La Gazzetta dello Sport.