SHPËRNDAJE

Shqiptari i Manchester United, Adnan Januzaj i cili luan në pozitë të njejtë si Cristiano Ronaldo, thotë se ai pa ndërprerë shikon lojën e Ronaldos, si evuluon ai, por thotë se i shikon edhe inçizimet e vjetra deri sa ai ka luajtur për Manchester United, duke tentuar ti kopjojë potezat e tij.

“I shikoj të gjitha ndeshjet e Ronaldos, i shikoj inçizimet. Tentoj ta kopjoj lojën e tij, të mendoj sikur ai dhe tia “vjedh” potezat”.

“Ai është diçka e pamundur. Çdo herë kthehem në fillimet  e tij, shikoj deri ku ka arritur me punën e tij. Shpresoj të kaloj një rrugë të ngjajshme” ka thënë Januzaj.