SHPËRNDAJE

Adnan Januzaj tashmë është lojtar i ri i Real Sociedadit
Manchester United dhe Real Sociedad sot kanë arritur marrëveshje për transferimin e Adnan Januzajt.

Lojtari pas kalimit në Sociedad tha se është shumë i lumtur dhe mezi po pret të fillojë sezonin.

“Jam shumë i lumtur që do të takohem me tifozët dhe mezi po pres të fillojë sezonin”, tha Januzaj për faqen e Sociedadit.

Januzaj ka nënshkruar kontratë me skuadrën e La Ligas deri në vitin 2022.