SHPËRNDAJE

Pas shumë spekulimeve për zgjedhjen e tij, Adnan Januzaj mesa duket ka vendosur për kombëtaren që do të luajë në të ardhmen.

Futbollisti i njohur i Sunderland ka vendosur që të mos përfaqësojë Kosovën, duke e refuzuar në të njëjtën mënyrë si Shqipërinë.
Mesfushori që zgjodhi Belgjikën, për një media të huaj është shprehur:

“Nuk mund ta mohoj se ambicie e imja është që ta përfaqësojë Belgjikën në Kupën e Botës të vitit 2018”, kanë qenë fjalët e Januzajt. Ndërkohë që dhe trajneri Vilmots mesa duket i ka hapur një dritare shprese pasi ka theksuar se ai mund të luajë mjaft mirë si sulmues i dytë.