SHPËRNDAJE

Aty nga mesi i muajitmars Suedisë i qeshi buza: mbreti i saj u fejua me zonjushën Silvia Somerlath.Gazetat e përditshme, si ato lokale, ashtu dhe kombëtare, revistat e ilustruara, revistat e grave, revistat e burrave, radio dhe radiotelevizioni suedez, s’ kishin tjetër punë veçse të shkruanin për atë vajzë të mençur ardhacake, të cilën Lartmadhëria e kishte takuar në Olimpiadën e Insbrukut. Shumë më i kursyer ishte shtypi me”shokun” Tito, prezidentin jugosllav,që këtë herë zbarkoi në Arlandapa Jovankën e tij. Kjo iu ra të gjithëve në sy dhe, posaçërisht, kryeministrit Palme, që e mbante të lartpërmendurin si shembull të koegzistencës paqësore.

Kjo është koha kur zoti Palme,meparatë që kishte marrë hua nga qeveritarët arabë,ia lyente popullit të vet kokën me kos dhei thonte se Suedia kishte ardhmëri të madhe. Ç’ është e drejta, vendi tij parazitonte me lekë të huaj dhe tërë kohën e gënjente veten se arabët do t’ ia falnin borxhin, po aq e thjeshtë s’ishte puna. Pak kohë më parë, deri sa po ktheheshin nga Suedia në Finlandë, u arrestuan me dhjetra liderë të sindikatave të Finlandës. Këta burra, gjatë vizitës së tyre në Suedi, ishin ngarkuar memijëra korona nga vëllezërit socialdemokratë. Dhe pse? Sepse Finlanda kishte zgjedhje elektorale dhe miqët e Palmes duhej të fitonin me çdo kusht në zgjedhjet elektorale. 

Të parët që reaguan kundër asaj plaçke ishin intelektualët suedezë. Për të dalë nga balta ku kishin ngecur, socialdemokratëtiu turrën regjisorit Ingemar Bergman dhe e akuzuan qës’ kishte qenë korrekt në deklarimin e të ardhurave.Pas kësaj pacipësie të ultë zoti Bergman vendosi të ikte nga Suedia dhe, para se ta lëshonte atdheun,iu drejtua popullit me një letër të hapur. 

”Pafytyrsia e tagrambledhësve socialdemokratë më ka dëshpëruar aq shumë sa po duhet të iki nga atdheu,”shkruante ai. ”Megjithate, do të përpiqem t’ i shëroj plagët e mia me ndihmën e përbuzjes që ndiej për atë hampë banditësh të cilët po e plaçkitinvendin me votën tuaj legale.”

Po shfletoja të përditshmen SDS dhe memzi prisja të hapej dera e autobusit. Ai ishte plot me evgjitë sllovakë dhe kundërmonte keq nga birra që kishin konzumuar.Sapo kisha mbërritur në Malme dhe duhejme doemos të merrja postën…

Ngjita shkallët që çonin te Posta, hapa kutinë e Seksionit të Rinisë dhe pashë se ishte plot merevista. Në mesin e tyre shquanin”Flaka e Vëllazërimit”, ”Katundi ynë”, ” Ylli”, ”Jehona e Dukagjinit” dhe një letër e shkurtër nga Kosovë Rexha – Bala. Letra e Kosovë Rexhës, si dhe revistat e ardhura nga Kosova e Italiamë gëzuan shumë. 

Kosovë Rexhadukej mirë me shëndet. Të paktën ashtu më shkruante mua me atë kaligrafinë e tij karakteristike, të cilin e kishte marrë nga shkolla fillore e Shën Avlashit. Ai më njoftonte se Shoqata e Miqësisë Suedi – Shqipëri, dega e Geteborgut, bashk medisa nxënës të tij, kishin vendosur të organizonin një pasdite me ushqime dhe muzikë karakteristike shqiptare. Mjerisht, ata ishin gjithnjë të pakët në numër dhe pjesëmarrja e jonë do t’ ua bënte qejfin jashtë mase. ”Ka ardhur koha, shkruante ai,”t’ i shtojmë shoqatat shqiptare dhe, duke marrë parasysh distancën midis Malmes e Geteborgut, si dhe shpenzimet që do të keni gjatë rrugës, po përpiqemi të mbledhim ca lekë e t’ ua paguajmë benzinën.”

Ky ishte një lajmi mirë. Si qytet i dytë i Suedisë, Geteborgu meritonte një shoqatë shqiptare. Megjithate, ajo që shkruante Kosovë Rexha s’ ishte aq e ndërlikuar sa problemi që shtrohej para meje. Me cilët anëtarë të shkoja në Geteborg, kur asnjëri nga ata të Seksionit të Këngëve e Valleve nuk dilte në prova?! Kot se dilte Ismet Xhela në Rusengord! Dhe kot se priste në Shtëpinë e Aktiviteteve të lira! Seksioni i Këngëve dhe Valleve ishte përçarë dhe mëritë personale ishin shtuar. Ecja e Shoqatës Kulturo-artistike ”Vëllazërimi” i përngjante asaj frazës së mirënjohur të Vladimir Iliç Leninit: një hap para, dy hapa prapa.

Atë ditë kisha dy orë mësimi në Shkollën Kirseberg dhe s’ kisha vënë gjë në gojë. Duke qenë se isha pranë ”Domus-it” dhe s’ kisha kohë të çaja dërrasa meargatët e Nevzat Dallanguzit, hyra brenda dhe e porosita një copë mish me patate të pjekura.Ku ta dish, mendova. Ka mundësi që kalonndonjëri nga anëtarët e kryesisë dhe mundem t’ ia çeli atë”punën” e Geteborgut.

Ke parë ti? Mu atëherë kur i kërkon shqiptarët, s’ i gjen. Shkuan thuajse njëzet minuta por atejpari s’ kaloi njeri. Nëse s’ bënin gjumin e iqindisë,me siguri ishin në klubin e Shoqatës.

Tani që Shoqata Kulturo-artistike ”Vëllazërimi” kishte lidhur kontratë me Komunalen, numri i vizitorëve në ish klubin e Safet Plluqkës ishte i madh. Më në fund, pas debateve që kishim zhvilluar në kryesi, s’ kishim frikë se do na përzinte kush miellin në thes. Megjithate, për t’ iushmangur surprizave të Safet Plluqkës,përgjegjësinë ia kishim lënë dy anëtarëve më të mirë që kishte Shoqata.Kryesia,ndonëse qiranë e paguante Bahriu, e kishte caktuar edhe Samiun sipërgjegjës të veçantë dhe kishte ndaluar çdo pije të fortë.Duke qenë se isha kundërshtar i atij vendimi, Bahriu, në bashkëpunim me Sami Dashin, e kishin blerë inventarin e Safet Plluqkësdhe bënin ç’ mos që Seksioni i Këngëve të fillonte nga puna. N’ atë fushatë ishin anagazhuar edhe kushërinjtë Reçi. Për fat të keq, Hajdari kishte zënë punë dhe duhej të punonte nga mëngjesi deri nnë mbrëmje.

Fatlumnisht, n’ anën tjetër të xhamave dha pah Arsim Ahmeti.Arsimiishte një djalë i zeshkët, shpatullgjërë dhe pakëz i kërrusur në supe. Ishte shkupjan me prejardhje dhe dikur, para se të bëhej saldator, kishte provuar të bëhej boksier.Duke qenë se Samiumerrej meklubin, Arsimi m’ ishte bërë edhe shok, edhe shofer, edhe zëvendës-arkatar.

I rash xhamitme dorë dhe ai, pasi u nda nga një miku i tij, hyri brneda me cigare në dorë.

” A do të pish kafe?” e pyeta.

” Jo, se s’ kam ngrënë,” më tha.” Çka more ti?”

” Një entrekot,” i thash. ” Mjerisht, këta s’ i bëjnë mirë po kam edhe dy orë tjera mësimi.”

” Ajoentrekota me mish derri është?” më pyeti.

E pashë me keqardhje. Ku ishte parë që “entrekoja” të bëhej me mish derri?…Çka se ai ai ishte djalë i varfër dhe s’ kishte ngrënë shumë nëpër menza e restorante.Ai hante çka gjente përpara.

“ Mos e përsërit atë pyetjei, se të qeshin,” i thash. ” Entrekojabëhet me mish lope apo viçi.”

“ Qenka ajo që dua,” tha dhe shkoi ta porosiste një pjatë.

Unë e vendosa pjatën time në tabaka dhe, pasi e mora kafen,e ndeza një cigare. Nuk më vinte mirë që po pija duhan në lokal, po s’ kisha rrugëdalje, se atëbotë cigarja pihej brënda. E thithja cigaren me ngadalë dhe e studjoja mikun tim, që ishte djalë i ri, i pashëm dhe kishte një grua të krishterë, po mishin e derrit s’ e hante. Ai e quante veten fetar, por s’ kishte kundër t’ iu vardisej prostitutave që vinin nga Dancigu, Rostoku apo Praga dhe kërkonin myshterinj për ushtrime gjimnastikore.

Shi n’ atë çast ia behu dhe Ismet Xhela. Ismetin e kam sharë pa hesap, e kam kritikuar me gjithë shpirt, por gjithmonë m’ është dridhur dora. Kjo ka ndodhur për arsyen e thjeshtë se unë e Sami Dashi kemi qenë mbrojtësit e tij më të sinqertë. E kemi dashur si drenicak dhe e kemi falë edhe atëherë kur s’ e ka merituar.Fajet i ka vetë, që gjithmonë e ka shfrytëzuar mirësinë tonë dhe na ka shitur për pakë marka gjermane. Brenda kohës, deri sa po ndërronim cigare,erdhi edhe Jakup Cfilaka. Ky u ul përballë Ismetit.

“ A mos bën vaki ta keni parë babënSalë,” na pyeti. ” Po më duhet jashtzakonisht shumë.”

“ Jo, s’ e kemi parë,” i tha Arsimi.

“ Atëherë ika,” tha tjetri, duke na lënë nga një cigare.

Ismet Xhela e tundi kokën. Sa herë që bënte kështu, ai donte të thonte diçka origjinale, të vetën, drenicake, dhe e shoqëronte me një sharje të krasitur lokale.

” Hej, bre, ia kajsha belanë,” thaai.” Na është mbushur Rusengordi me dervishë e baballarë. Unë as babës tim s’ i them babë, kurse këta na kanë mbushur Qendrën me selam-alejqyma e baballarë”.

E pash me buzë në gaz.

“ Leri selamat e alekumat, se ka kush merret me ta, po shife këtë letër që na ka ardhur nga Geteborgu,” i thash, duke ia vënë përpara. “ Ajo që s’ e ke ditur deri sot është sene, shqiptarët, kemi myslimanë, kemi katolikë, kemi ortodoksë, kemi protestantë dhe kemi ateistë të të gjitha sekteve të marksizëm- leninizmit.”

“ Ke të drejtë, qebesa,” tha duke e shfletuar letrën me sy.

“ Ani qysh potë duket?” e pyeta.

Ai e mori edhe një herë në duar dhe, pasi e lexoi deri në fund, e ndezi një cigare nga të tijat. S’ dukej i shqetësuar. Fundja, s’ kishte as më voglën arësye të shqetësohej, se shpinën e kishte të fortë: unë dhe Arsimi e Xhemal Fetiu e mbanim Seksionin e Rinisë, Samiu dhe Bahriu kujdeseshin për klubin, ndërsa Reçët – edhe pse të angazhuar me punë, e përkrahnin pa rezerva.Seksioni i Këngëve dhe Valleve ishte duke ngordhur, por Ismet Xhela – mendihmën e Reçëve – gjithmonë mundej t’ i bënte bashk nja gjashtë a shtatë veta. Ajo që të gjithë e dinim, por s’ e artikullonin me zë të lartë, ishte kjo: Seksioni i Këngëve dhe Valleve ishte gjymtuar. Ai duhej të kishte tjetër emër dhe të trajtohej si tjetër grup, por jo si ”seksion”.

” Shumë letër e mirë,” tha Ismeti.

”Ani?”

” Duhet të shkojmë,” ma ktheu me zë të vendosur.“ Mbledhim ca veta dhe shkojmë.”

” A je i sigurtë?” e pyeta edhe një herë.“ Mos harro se, për t’ u mbledhur, ju vërtet jeni mbledhur, keni pirë kafe, keni shtruar muhabet, po asnjë provë të hajrit s’e keni bërë. Qysh t’ i shkruaj atij herifit që po vijmë, kur ju s’ keni gjë në trastë?”

“ Shkruajsi të duash,” ma ktheu.Pastaj m’ u drejtua në ton shoqëror.“ Paj, s’ ka, bre, rëndësi sa kemi ushtruar, sa ka rëndësi të shkojmë. Mblidhemi ca veta, këndojmë nja tri – katër këngë, dhe iabëjmë qejfinpopullit. Si mos ardhtë askush, unë e ti duhet të shkojmë.Ti ju kallxon për traditat tona, unë ju këndoj, ndërsa Arsimi na shpie dhe na kthenme makinë.”

Arsimi, pra, s’ ishte shumë i prirur për rrugë.Sëpari mentova se punonte atë ditë, por kisha qenë i gabuar. Jo, ai ishte i lirë, por s’ donte të vinte në Geteborg.

“ Çfarë hajri kemi nga gjithë ajo rrugë, kur mund të bëjmë diçka tjetër atë ditë?”

Ismeti Xhela e pa me sy të vrenjtur. 

“ Si ta kesh fjalën për pare, s’ kemi. Por ne jemi shqiptarë dhe, rregullorja e Shoqatës na mëson se duhet punojmë për popullarizimin e këngëve dhe valleve shqiptare. Pa marrë parasysh se kush e organizon atë pasdite, Kosovë Rexhë Bala apo Dega e Shoqatës së Miqësisë, ajo është punë e mirë. Ne, bile, duhet t’ ua dimë për nder që po na ftojnë, se tjetërkush s’ na di për të gjallë.”

Arsimi u nxi në fytyrë. Ai deri n’ atë çast kish ndenjur nën shkurre, por tani doli në fushë të mejdanit.

“ Unë jam nga Shkupi dhe s’ dua të kem punë me SUP-n jugosllav,” deklaroi ai. “ Ajo Shoqata e Miqësisë punon me ambasadën e Enver Hoxhës dhe ne, shqiptarët e Jugosllavisë, s’ duhet të ngatërrohemi me ta. Të rrijsh me ta është njësoj si të mendosh si ata.”

Kjo më dogji pak. Në dorë të parë, ai s’ e njihte familjen e Kosovë Rexhës dhe, në dorë të dytë, Kosovë Rexha ishte njëri nga kritikët më të mëdhenj të marksistë-leninistëve shqiptarë. Në çdo intervistë që kishte dhënë deri n’ atë ditë, ai e kishte kritikuar regjimin e Enver Hoxhës dhe ishte ankuar që tre miljonë shqiptarë s’ kishin kurrfarë lirish dhe të drejtash njerëzore. 

“ Ti s’ e di Kosovë Rexhën,” i thash. ” Kosovë Rexha është nip i Misin Balës, ndjekësit më të ngushtë të Isa Boletinit. Ai vërtet është lindur në Shqipëri, por rrënjët i ka në Kosovë dhe është qind për qind shqiptar “ i Jugosllavisë”. Kur e nxori Jugosllavia nga territorii saj, ai mundej të shkonte në Shqipëri, po preferoi të jetonte në botën e lirë… Si unë e ti… Ai është njeri i ndershëm dhe po përpiqet t’ i afrojë shqiptarët me njëri tjetrin… Njësoj siç po përpiqemi unë e ti… Vetë shoqata që po përpiqet ta themelojë në Geteborg dëshmon se ai s’ ka ambicje tjera pos ta ndjekë rrugën tonë…”

Ismet Xhela kishte të ngutur. Por ai s’ donte të ndahej pa ma dhënë një përgjigje të saktë.

” Tiçoja një xhevap dhe thuaj se vijmë,”më tha. ” Unë, për vete, po bisedoj me Xhemal Fetiun, Hajdar Reçin e Ajet Tetovën dhe, mos ardhtë askush, po shkojmë unë e ti e ky miku. Ti do të ligjërosh,ky do të vozis, unë do të këndoj…Hajt mirupafshim, se më ka ftuar vjehrra për darkë.”

Me kaq mori fund edhe ajo çeshtje.Megjithate, s’ isha i prirur t’ i shkruaj apo t’ i telefonoj Kosovë Rexhës pa e shtruar ftesën e tij në mbledhjen e kryesisë.

Mbledhja e kryesisë u mbajt dy ditë më vonë dhe dëftoi se frika e Arsimitishte e panevojshme.Të gjithë, pa përjashtim, ishin të mendimit se duhej të shkonim në Geteborg.Kryesia, madje, e ngarkoi Ismet Xhelën të bisedonte me ata të Seksionit të Këngëve e Valleve, ndërsa mua të hartoja ca fjalë mbi muzikën popullore shqiptare.Kushdo që  kishte sy e kishte të qartë se numri i shqiptarëve ishte më i madh seç thonte Drejtorati Shtetërordhe ne duheshim t’i përfaqsonim bashkatdhetarët në mënyrë më dinjitoze. Jo si bishta të shoqatave turke, greke apo jugosllave, po si shoqata shqiptare.Këtë mendim e kishte edhe Kosovë Rexha – Bala.

Si për bela, deri sa po e shqyrtonim pikën e katërt të rendit të ditës, që kishte të bëjë me ca automate që na kishte lënë Safeti në lokal, ra zilja e telefonit dhe Samiu, që ishte pranë banakut,e zuri kufjen me dorë që të përgjigjej.

“ Po, unë jam…” tha me fytyrë të vrenjtur. “ Këtu janë edhe anëtarët e kryesisë… Ismet Xhela.. Hajdar Reçi… Arsim Ahmeti… Bahri Zujferri… Ajet Abdyl Latifi… Të gjithë janë këtu… Mos ki dert se do t’ iu dëftoj…” premtoi ai, këtë here pak si i mërzitur.

“ Kush ishte?” e pyeti Ajet Abdyl Latifi. Me sa duket, ai priste telefonatë nga nipi, Safet Selimi, dhe duhej t’ i dëftonte çfarë qëndrimi kishte mbajtur kryesia mbi automatet.

” Ishte Bashkim Kolgjini, djali Emros,”tha Samiu.“Na bën të fala se Jashari paska vdekur.”

Papandehur, në një çast kur s’ e priste njeri, vdiq edhe një pjesë e trupit tonë. Na ra gjaku te këmbët. Edhe ato pak gjëra që kishim për t’ i shqyrtuar na ngecën nëpër nofulla. Ishim mbledhur të diskutonim për një rrugë që duhej ta bënim duke qeshur, duke kënduar, po ja që kishte edhe rrugë të cilat ishin më të gjata se ajo e jona. Deri sa ishim shëndosh e mirë dhe asnjëri s’ ishim në morgun e Spitalit Univerzitar, ne, të gjallët e Shoqatës”Vëllazërimi”, s’ kishim pse shaheshim e ziheshim, se kishte edhe më keq. Por vinte një orë apo grimcë ore dhe të gjitha shqetësimet e kësaj bote duheshin lënë anash.

Ashtu bëmë edhe ne. Hajdari propozoi ta ndërprenim mbledhjen dhe, në kujtim të Jasharit, ta pinim nga një kafe. Të gjithë ne, kush më pak e kush më shumë, e kishim njohur, kishim ndërruar ndonjë fjalë me të, por me aq mbaronin dituritë tona. 

Jashari ishte një burrë shpirtbardhë. E kisha parë shpesh herë në Tregun e Zarzavateve, në klubin e Safet Plluqkës, në Bibliotekën Lokale, por kurrë s’ ia kisha mësuar mbiemrin. Të gjithëe dinin se ai ishte i martuar me një suedeze, kishte një vajzë të vogël, por s’ e kishim parë me gruan apo vajzën e tij. Të gjithë e njihnim, i flisnim shqip, e qerasnin me kafe, por kurrë s’ e pyesnim për fshatin e tij.Për neve ai ishte vetëm Jashar dhe askush s’ ia dinte mbiemrin apo fshatin e lindjes.

Jashari s’ na donte neve që ishim ”nga Jugosllavia”. Krejt jetën e vet e kishte shkuar me ata tjerët, ata ”të Shqipërisë”, dhe pa marrë parasysh që ishte lindur në Kosovë, kurrë s’ fliste për farefisin e tij. E vetmja gjë për të cilën fliste dhe zihej ishte – Shqipëria. Aiishte meBallin Kombëtar dhe kishte luftar për Shqipërinë Etnike. Pastaj, pas hyrjes së partizanëve të Shqipërisë në Kosovë, bashk meshokët tjerë, kishte dalë në Greqi dhe, me ndihmën e Kryqit të Kuq,ishte katandisur në Suedi. Jetonte diku në City dhe askend s’ e ftonte te shtëpia.

Edhe vdekja e tij ishte e qetë, e panatyrshme.Dy ditë më parëe kishin parë në treg duke biseduar me një shokun e tij. Dy ditë më vonë kishte iu kishte dorëzuar, vdekjes, vetmisë. Pa i kërkuar ndihmë askujt dhe pa e shqetësuar askend.Madje as gruan e tij… 

Të nesërmen, ashtu siç vendosëm në mbledhje, vajtëm në morgun e qytetit dhe, pasi e ledhatuam në ballë e i kërkuam falje për mëkatet tona, e hipëm në makinën e zezë të Agjensisë së Variimeve, dhe e përcollëm te Varreza e Myslimanëve…Qante Emro Kolgjini… Qante Ditar Kurteshi… Qante Hysen Çelaj… Qanin të gjithë anëtarët e vjetër të Ballit Kombtar… Ndërsa ne, kosovarët e tij, që s’ e kishim pyetur as për mbiemrin e tij, rrinim si hunj gardhi… Ne s’ dinim gjë për peripecitë e tij dhe gjithmonë e kishim trajtuar si njeri të huaj, si ballist, thua se ishte turp që Jashari kish qeneë ballist dhe kishte luftuar për idealet e Mit’hat Frashsërit.

Bënte ftohtë përjashta. Duke qenë se Jashari ishte shqiptari i parë që kishte vdekur në Malme, s’ kishim përvoje mevarrimin e myslimanëve dhe çdo përgjegjësi ialamë imamit turk, që na kishte sjellë Nevzati. Deri sa ishim në morgun e Spitalit Univerzitar, Ymer Lutfiu tha ca fjalë në gjuhën e tij dhe iku në makinën e tij; ne, të tjerët, e ndoqëm si dele nga pas, pa ndërruar asnjë fjalë midis vedi. Ballistët qanin pa fjalë, ne pinim duhan… Një ditë edhe ne do të përfundonim si Jashari… Secili veç e veç… Dhe askush s’ do ta derdhte një lot për ne…

Rrugës, deri sa po ngjiteshim drejt Persborg-ut, më mbërtheu një trishtim i madh. Ikja e Jasharit më dha të kuptoj se vdekja, me pushkë a pa pushkë, duhej bërë në vendlindje. Vdekja kishte kuptim vetëm atëherë kur të vdekurin e rrethonin pjesëtarët e Gjakut të tij dhe jo ata që e kishin quajtur ”arnaut”, ”shiptar” apo ”alban”. 

Qysh është, vallë, kjo puna e Gjakut, e pyesja veten. A s’ ka ndonjë rrugë më dinjitoze për t’ i përcjellë vëllezërit dhe motrat tona?Jashari s’ kishte luftuar për fenë islame, por për Shqipërinë Etnike. A s’ mundej ta përcillnim ndryshe, duke recituar ndonjë vjershë të Naim Frashërit apo duke kënduar ndonjë këngë patriotike? Përse duhej t’ i ndiqnim doket dhe zakonet e huaja? Çka dinte Nevzati apo Ymer Lutfiu për aspiratat kombëtare? Sado i varfër e i panjohur që ishte, Jashari kishte luftuar kundër çetnikëve dhe shovenëve të Jugosllavisë Titiste. Ky ishte shkaku pse e kishin ndjekur deri në Suedi. Çuditërisht, edhe pse jugosllavët e kishin ndjekur deri nëMalme,vëllezërit e mi gjithnjë insistonin se jemi ”të Jugosllavisë”, jo të ”Shqipërisë.”

Pasi e kaluam atë kompleksin e gjatë, bojë hiri, të cilin malmoitët e quanin ”Muri Kinez”, Arsimi e frenoi makinën dhe, sipas urdhërit të Ymer Lutfiut,na tha ta ndiqnim makinën e zezë në këmbë. Atje diku, përtej ca bahçeve të mjella me pemë, makina ngeci në vend dhe ata që ishin pranë e nxorën arkivolin përjashta. Tani Ymer Lutfiu doli përpara dhe, me ndihmën e Nevzatit, na urdhëroi të qëndronim në hark, sepse ai, përfaqsuesi i të Madhit Zot,do ta përcillte Jasharin në xhenet si mysliman… Ymer Lutfiu recitonte dua nga Kor’Ani i Madhnueshëm, ne bënim amin… Dhe zëri na shkonte për mrekulli…

Pastaj, pasi e mbuluam atë fakirin me një tokë që gjithnjë ishte e ftohtë dhe e ngrirë nga akulli, e pash t’ arsyeshme të eci në këmbë, sepse në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lirado të pinim kafe sëbashku.Rrugës, deri sa po kaloja pranë shkollës  Kryddgord, e ndjeva veten shumë të vetmuar.Kjo s’ ishte frika që kanë njerëzit nga vdekja, se ate e kisha provuar më parë,por një zhgënjim i thellë si ato ëndrrat që herë pas here na mbërthejnë në mëngjes. Mendimet mbi atë shqiptar të cilit s’ ia dinim as mbiemrin s’ më shqitej nga mendja. Ky ishte mallkimi i të parëve: që ta lenim Kosovën në duart e të huajve dhe pastaj të pushonim në një tokë të ftohtë, joshqiptare. Vlaga e saj ma kishte mbushur zemrën menjë acar që kurrë s’ e kisha përjetuar më parë. As atëherë kur punoja si detar dhe çdo ditë mund të katandisesha në fund të detit.Jashari më dhimbsej si shqiptar, si copë e këputur e mishit tim. S’ ka mëdyshje se edhe ai, si të gjithë shqiptarët tjerë, s’ ishte njeri ideal… Kishte qejf të luante letra, të luante shah, por ishte i urtë dhe e ndihmonte secilin shqiptar.Çuditërisht, vëllezërit e tij e përbuznin dhe e trajtonin si ballist dhe anëtar të një organizate të rrezikshme…

Zotin Hysen e gjeta para zyrës së Seksionit të Rinisë. Ata tjerët, zoti Ditar, zonja Dora, Skenderi, Sharafi e Emro Kolgjini, kishin ikur në Kruksbek, ndërsa zoti Hysen, që mbahej më shumë me mua, ishte ulur në një tavolinë të zbrazët dhe po më priste për kafe. Kishte qejf të shkonim e ta ngushllonim vajzën e Jasharit, por askush s’ ia dinte mbiemrin apo shtëpinë. 

” Ikjae Jasharit duhet të na sherbejë si shembull,” tha zoti Hysen, që ishte çam e shqiptar sëbashku.” Deri sa të mos jemi tok dhe të mos punojmë basshkarisht për Shqipërinë Etnike, armiku do të na bëjë pikë e pesë dhe të gjithë do të mbarojmë si vëllai ynë.”

“ Ate po e mendoja edhe unë,” i thash.

Në mbrëmje, deri sa po e qetësoja vajzën, tringëlloi zilja e telefonit dhe unë, pa humbur kohë, e zura kufjen me dorë. Ishte Sami Dashi. Ai kishte vënë re që s’ isha mirëdhe donte të dinte mos më kishte ngacmuar njeri.

” Gjynah të qahem,” i thash.“ Po mbasi më pyete, do ta them të vërtetën. Sot arrita të kuptoj se ndonjë vdekje më të hieshme se ajo e Jasharit s’ do të përjetojmë as ne… Kjo ishte vdekja kolektive e njëkomuniteti që,për hatrin e zorrëve të barkut,çon dorë edhe nga ato dy metra tokë që na kanë lënë të parët. Se t’ ishim të mirë si Jashari, do të punonim më shumë për vendlindjen.”

Kisha dëshirë të shtoja edhe më shumë, por e mbajta veten.As koha, as ai që ishte përtej kufjes time, s’ ishin të përshtatshëm për meditimemë të thella.Ç’ është e drejta, Samiu ishte njëri nga burrat e pakët që i quaja shokë e bashkëluftëtarë.Ai s’ bëri mëk me gojë, por unë i ndieja frymëmarrjet e tij në kufjen e telefonit.

“ A je atypari?” e pyeta me zë më të ulët.

” Po, po,” ma ktheu.” Ani si mbet ajo puna e Geteborgut?” 

” Do të shkojmë. Ashtu më ka premtuar Ismet Xhela. Megjithate, atë punë do ta shqyrtojmë edhe të premten. E kemi lënë të mblidhemi në Shtëpinë e Aktiviteteve të Lira”.

” Po pse s’ po vini në klub?” më pyeti.

“ Punë e ngutur, Sami. Atë pasdite do të mblidhemi vetëm për të parë sekush po vjen e kush s’ po vjen, por jo për të debatuar me njëri tjetrin. Mos do të vijsh edhe ti?” 

Jo, s’ ishte për rrugë të gjatë.

“ Të shtunën kam ndërrimin e tretë,” tha.

Të premten,pasi i përcollëm fëmijët dhe e mbyllëm “shkollën e pasditës”, unë dhe Arsimi dolëm në Qendër për të parë se kush do të vinte në Geteborg, cilët instrumente duhej t’ i mernim dhe sa të holla na duheshin për shpenzime totale. Pa marrë parasysh se Kosovë Rexha na kishtepremtuar benzinën “falë”, si unë, ashtu dhe Arsimi, e dinim se rruga e gjatë kishte shpenzime tjera.Për të qenë e keqja edhe më e madhe, konton e Shoqatës e kishim të thatë dhe shpenzimet eventuale duhej t’ i mbulonim nga kontot individuale.

Ismetin dhe Hajdarini gjetëmnë kafenenë “e shqiptarëve”.Të dytë ishin të konfunduar, por prore s’ ishinpjekur për spekullime. Megjithate, mungesa e atyre qëna kishin premtuar se do të vinin na dukej ogurzezë dhe e pahijshme. I vetmi njeri që dinte diçka për atë mungesë ishte Xhemali. Xhemal Fetiu.

Arsimi ia zgjati një koronë Ismet Xhelës.

“ Mos rri kot,” i tha. “ Merre Xhemalin në telefon dhe pyete ça po ndodhë.”

Ai tjetri brofi në këmbë dhe iu afrua automatit.

“ Ku mbetët, o Xhemal?” e dëgjuam të pyeste.“ Ku jemi? Aty ku e kishim lënë të shihemi.”

Ne s’ kishim haber pse bëhej fjalë, por gjykuara nga fytyra e tij dhe mënyra si fliste, e kuptuam që punën e kishim berbatë. Sa herë që e flliqte gojën Ismeti, punën e kishim berbatë.

“ Hë, çka ka dalë?” e pyeti Arsimi.

“Qaja, bre,nënën, se s’ bohet qerpiç nga muti i tyre,” shau Ismeti. “ Hajdenipër kafe, tha, se shkon djali e i mbledh të tjerët.”

Morëm këmbët dhe u turrëm drejt Shkollës Ertagord.Bahria, zonja e Xhemaliut, na priti mekafe e ëmbëlsira. Xhemali s’ ishte i sigurtë që do të vinte, se e kishte Fitoren paqejf. Ndërkohë, Bujari u kthye dhe na njoftoi se Saliu, Jakupi, Fadili e Ajeti s’ i kishin dalë përpara. Ajeti ishte pa qejf, Jakupit s’ kishte marrë leje nga pronari i karburantit,ndërsa Fadili duhej të konfrontohej me të shoqen rreth borxheve që kishim marrë sëbashku dikur, kur ishin burrë e grua.

Të gjitha shenjat dëftoninse numri i atyre që do të shkonim për në Geteborg s’ ishte më i madh se katër. Unë duhej t’ i thoshja ca fjalë, Ismeti duhej të këndonte, ndërsa Arsimi e Hajdari duhej të na shoqëronin memakinë.

Unë, për arsye që s’ ka nevojë të shtjellohen, e ndjeva veten të thyer. Të thyer– e të mllefosur – e të zhgënjyer. Brofa në këmbë dhe iu dhash shenjë të tjerëve të çoheshim.

“ Hajdeni, se asgjë s’ bëhet me zor,” iu thash.

“ Ke të drejtë,” tha Ismeti dhe mori çantën e tij. 

Xhemalit i mbeti hatri. Tani që e shoqja kish dalë n’ oborr dhe ne kishim mbetur vetëm, ai s’ donte të na lëshonte pa një kafshatë bukë. Bahria kishte zjerë groshë dhe të gjithë ishim tifozë të atij ushqimi mbarëkombëtar.

“ Rrini, de,” insistoi ai. “Ku dreqin po shkoni?”

” Jemi për rrugë, o Xhemal,” i tha Arsimi. ” Mos harro se edhe ne kemi gra e fëmijë.Meqë paski ndërruar mendje,ne bëjmë mirë ta shikojmë punën tonë dhe të mos grijmë ujë në havan.”

Kjo ishte në rregull. Xhemali ishte vetë prind dhe e dinte që s’ ishimpa obligime. Megjithate, s’ mundej të nalëshonte pa na dëftuar diçka. Mbase pikërisht për këtë arsye i kish thënë gruas të dilte përjashta.

” O, burra,” na pëshpëriti me ton të ulët, konfidencial. ” Të gjitha ato që dërgjuat janë arsyetime.Arsyetime, arsyetime, arsyetime.E vërteta është gjetiu.Ata s’ donë të vinë se i ka trembur Ibrahim Plluqka dhe baci Vesel. Ai u kish thënë Gashëve se nesër, hala pa dalë nga Rusengordi,Ajet Abdyl Latifi do të shkonte në Legatë dhe do t’ ia lente emrat e të gjithë atyre që do të nisen për në Geteborg. Kaq thjesht është puna…”

Ismet Xhela u bë katran.

” Qetash fole si burrat,” i tha Xhemalit. ” Po çka do të fitojë nga ajo pis punë?Ne s’ po shkojmë të vrasim, por të këndojmë. A edhe këto të drejta nai paska marrë Jugosllavia?”

Ate s’ e dinte Xhemali, por shihej që edhe atij i kishin hyrë lepurat në bark dhe s’ kishte nga t’ ia mbante.

“ Ajeti e ka nip Safetin,” tha Xhemali. “ Pa marrë parasysh se po na bën temená, ai s’ na ka falë “gabimin” që ia morëm klubin. Tani që e kemi n’ emër të Shoqatës dhe po paguajmë qira si bota, ai s’ ka rrugë tjetër sitë na hakmerret, veçse duke shkuar kohë e pa kohë në Konzullatin Jugosllav. Ja ku është shkaku i kësajfrike. Mos harroni se edhe dy muaj ecim për në Kosovë dhe të gjithë ju pritojnë atyre bisedave informative të Seksionit të Brendsshëm.”

Unë e hapa derën dhe bëra përpara.

“ Atëherë rrini urtë, o Xhemal, e mos i nxirni punë vetes,” i thash pa të keq. “Unë jam kundër telasheve dhe, nëse e do puna,shkoj edhe vetënë Geteborg. Marr trenin dhe n’ ora dymbëdhjetë jam në Stacionin Qendror.”

Pas asaj që dëgjuam nga Xhemali, çdo përpjekje tjetër ishte e panevojshme. Më e mira që mund të bënim ishte të iknim te shtëpia. Tani s’ ishim veçse katër veta: unë, Arsimi, Hajdari dhe Ismeti.Thuajse të katërt ishim të pikëlluar, por jo dhe të thyer nga poshtërsitë e një turkoshaku shqiptar.

Atëbotë Xhemal Fetiu banonte përballë Shkollës Ertagord. Duke dalë nga shtëpia e tij, krejt rastësisht, pa caktuar asnjë takim, na del përpara Myxhait Salihu. I zeshkët, i gjatë, i thatë dhe i veshur me kollare, kostum gri e këpuca mode, me taka të larta.

Të gjithë e njihnim Myxhën.Ai ishte bohem i madh dhe, kudo që shkonte,e kishte klarinetin pranë.  Nuk edonte punëndhe, sipas zonjës së tij, që ishte me prejardhje nga Elbasani, ai i prishte të gjitha të hollat e asistencës sociale nëpër pijetore. Tani që na preu rrugën, s’ ikte dot pana përshëndetur se kishte gjashtë vajza dhe tri prej tyre vinin në ”Shkollën e pasditës”.

” Hë, ku paski qënë?” na pyeti.

” Pombledhim muzikantë. Mos do të vijsh në Geteborg?” e pyeti ky, duke shikuar në drejtim të Ismet Xhelës.

” Sa paguani?” pyeti Myxhaiti.

“ Jemi fukarenj, o Myxhait vëllai,” i tha Ismeti. ” Megjithate, duke qenë se je i papunë dhe ke gjashtë vajza të urta,po t’ i japim njëqind korona. Ama xhevapin e duam në vend, se nesër bëhet vonë.”

Ai u mendua pak. Sikur s’ ishte i sigurtë në punën e tij.

“ A ta marr edhe Fikriun?”

” Sikur të kishim pare, do ta ftonim edhe Ansamblin e Tiranës,” u tall Ismeti. ” Për fat të keq, njëqind koronat që t’ i premtuam janë nga xhepat tonë. Ne s’ po shkojmë për dasëm, por për ta ndihmuar një shoqatë.”

Ai tjetri e tundi kokën.

“ Mëmorët gabim,” tha duke e zënë Ismetin për krahgu.“ Fikriu është muzikant dhe tifoz i muzikës shqiptare. Ai s’ vjen për pará.”

“ Aq më keq,” tha Arsimi. ” Mjerisht, s’ kemi vend më shumë se për ty. Jemi katër, me ty bëhemi pesë.”

Ai tjetri, për ca arësye qesharake,donte ta çonte të vetën.S’e kish hallin telekët, po te shoqëria.

“ Mos paçi ju makinë, ka Fikriu,” tha me këmbëngulje.“ E marim makinën e tij dhe shkojmë rehat – rehat. Bën vaki që na bashkangjitet edhe Hilmiu. HilmiKasaballiu.”

” Aq më mirë,” tha Ismeti.” Atëherë fol me Fikriun dhe nesër, kysmet, shihemi para klubit të Shoqatës.As më herët, as më vonë se n’ ora tetë.”

” Evet, m’ ora tetë,” premtoi tjetri. ” Mirupafshim, pra, para klubit të Shoqatës.”

 Aty nga ora shtatë e mbrëmjes, deri sa po shënoja ca fjalënë bllokun e xhepit, më merr Ismeti në telefon dhe më njofton se Myxhaiti kish qënë në klubin e Shoqatës dhe e kish njoftuar Samiun se, përpos tij dhe Fikriut, në Halmstadt do na bashkangjiteshin edhe tre muzikantë tjerë: Hilmi Kasaballiu, djali i tij dhe e shoqja. Ata ishin të gatshëm të interpretonin çfardo lloj muzike.Ata tre, me Myxhaitin e Fikriun bëheshin pesë.Me neve bëheshim nëntë.

” Edhe kjo diçka,” i thash Ismetit. “Në një kohë kur shqiptarët pona lënë në baltë, po na vijnë njerëz që janë më pak shqiptarë dhe jetojnë me qindra kilometra larg nesh. Më sa ora do të nisemi?”

“ Arsimie ka lënë m’ ora tetë,” tha ai.

“ Atëherë mirupafshim e natën e mirë,” i thash.

( Vazhdon )

 

Shkruan: Ramadan Rexhepi