SHPËRNDAJE

Njëri ndër teniserët më të ri shqiptar nga Lugina e Preshvës që jeton në Zvicër momentalisht gjendet në ranking të shtetit të Zvicrës i radhitur me numër 1284. Në një bisede më presheva.com, Jasini shpreh ambiciet dhe sfidat e tij për karierën e tij të filluar, në një sport shumë të vështirë.

Jasini, tregon përkushtimin e tij të madh që ka për këtë sport, andaj edhe në vitin 2013, ai ka munguar vetëm një herë në stërvitje. 

Në një moshë kaq të re, Jasini po tregon sukses të madh në tenis, po thuaj se jo të zakonshëm për shqiptarët.

Për talentin e Jasinit, kanë shkruar revista të shumta botërore, një ndër to edhe ajo më prestigjiozja në Zvicër “Smash”.

Në bilansin e këtij viti, Jasini ka shenuar 40 fitore dhe ka 14 humbje.

Jasini po tregon sukses edhe në Zvicër, ai është shpallur dy herë kampion më qytetin e Bazelit në U12.

“Më pëlqen Rafa Nadal, pasi të dy luajmë me dorën e majtë” ka thënë Jasini për presheva.com

Në të njëjtën moshë kur ka qenë Roger Federer, ka pasë trajner që tani e ka edhe Jasini nga Presheva.

“Tani, në stërvitjet e mia kam të njejtin trajner që ka pasë në moshën time Roger Federer” ka thënë Jasini.

Jasini ka përkrahje të madhe nga familja e tij, sidomos nga prindi i tij Ahmeti. Ai e përcjell në të gjitha stërvitjet kudo që shkon ai, qoftë në Zvicër, apo edhe një gjatë qëndrimit të tij në Spanjë në klubet e tenisit më prestigjioze.

Për Jasinin, kjo është një kënaqësi e madhe të merresh me “sportin e bardh” siç quhet ndryshe, duke i përkushtua edhe një rëndësi të madhe, duke i kushtuar 14 orë stërvitje në javë që nga dita e hënë, e deri ditën e premte.

Ai vijon mësimet në klasën e gjashtë, ndërsa nga viti i ardhshëm kalon në shkollën e sportit.

Për Jasinin e ri, ky sport ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë, do një sakrific të madhe, mund dhe durim për t’ia arrit qëllimit të tij dhe plotësim ëndërrash. Jasini ka edhe fan page në linkun këtu në Facebook, për të gjithë ata që duan ta përcjellin dhe japin përkahje.

presheva.com ka qëndruar gjatë një stërvitje të tij, duke i dëshiruar suksese, dhe herave tjera kur të shkruajmë për te, të jetë në majat e tenisit.

Stërvitjet:

 

Të jesh profesionit në secilin sport kërkon shumë punë, dhe të merresh me tenis profesional, ku sipas shumë kriteriumeve është njëri ndër profesionet që kërkon më së shumti në majën e botës së sportit. Eshtë e njohur se për shkak të internacionalizimit të lartë të garimeve, teniserët kalojnë mesatarisht më shumë se 40 javë në vit në udhëtime nga njëra anë e planetës në tjetrën, duke luajtur në kushte të ndryshme kohore (në fusha të hapura dhe të mbyllura) dhe me dysheme të ndryshme. Një mënyrë e tillë shumëvjeçare në këtë sport kërkon ushqim special, adaptim, personalitet të motivuar dhe të disciplinuar që posedon kualitete të larta në shumë fusha. /presheva.com/