SHPËRNDAJE

Java e kulturës në Preshevë fillon me premirën e shfaqjes Misteri në regji të Afeida Boriqi Memeti më datë 15 prill.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Valon Nuhiu në intervistën dhënë portalit preshevacom ka konfirmuar se java që vjen i dedikohet aktiviteteve kulturore të cilat do të jenë falas për qytetarët e komunës së Preshevës.

Në kuadër të javës së kulturës më datë 17 prill Shoqëria Kulturo Artistike Presheva do të performojë para publikut preshevarë me këngë e valle shqipe.

Ndërsa më datë 19 prill Ansambli Shota nga Prishtina me program kulturo- arstistik do të jenë prezent tek ne./presheva.com/