SHPËRNDAJE

Kosova do të mirëpresë sportist ndërkombtarë për hirë të javës evropiane të sportit, organizim ky që për herë të parë do të mbahet në Kosovë.

Java e sportit do të zhvillohet prej datës 23 deri 30 shatorë të këtij viti.

Në kuadër të Javës, përpos aktiviteteve të ndryshme sportive të natyrës garuese e fizike, do të organizohen edhe konferenca shkencore dhe seminare të ndryshme që kanë të bëjnë me edukimin sportiv, masivizimin dhe jetën e shëndetshme që ofron aktiviteti sportiv.

Java është organizuar në 32 vende deri më tani, me mbi 34 mijë ngjarje dhe 10 milion njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarje të ndryshme. Dhe mbështetje kryesore do të jetë nga ana e  Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë Javës Evropiane të Sportit në Kosovë.