SHPËRNDAJE

I njohur për batutat e tij në veçanti kur është para gazetarëve, Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, këto ditë ka fituar sërish vëmendjen e mediave me një veprim të tij, që për pak sa nuk i kushtoi shtrenjtë Zonjës së Parë të Ruandës.

Juncker po merrte pjesë në qendrën përkujtimore në Kigali për të kujtuar viktimat e gjenocidit që kishte ndodhur 25 vite më parë, ku kishin humbur jetën 800 mijë persona.

Pasi u ndez zjarri në përmendoren, Juncker u kthye ngadalë mbrapa dhe për pak sa nuk ia dogji fytyrën e flokët Jeannet Kagame, 56-vjeçe, derisa bashkëshorti i saj presidenti i Ruandës, Paul Kagame po qëndronte pranë saj më flakën në dorë.

E për shkak të problemeve shëndetësore ai disa herë kishte pasur “probleme” gjatë paraqitjeve publike, ku shpesh kolegët e kanë ndihmuar të ecë e në veçanti në një rast ku për pak sa nuk u rrëzua.