20.7 C
Presevo, Serbia
21.07.2019
Ballina ShowBiz Jennifer Lopez do të martohet për herë të katërt

Jennifer Lopez do të martohet për herë të katërt

SHPËRNDAJE

Ylli botëror, Jennifer Lopez, është takuar me partnerin e saj Alex Rodriguez në vitin 2017, ndërsa tani planifikojnë të martohen.

Për divën latine kjo do të jetë martesa e katërt, pasi më parë ishte e martuar me Marc Anthony për dhjetë vite, Ojani Noa, një vit dhe Chris Judd po ashtu një vit.

Si pjesë e turneut të saj, Lopez së fundmi ka publikuar dokumentarin “It’s My Party: Showtime”, i cili zbulon detaje të pathëna për jetën e saj.

Ajo njëkohësisht ka folur edhe për martesën me Alex, e cila pritet të ndodhë së shpejti. “Ne kemi qenë së bashku për tre vite dhe do të martohemi së shpejti, pikërisht vitin e ardhshëm. Uroj të kem një dasmë të madhe dhe këtë herë do të doja të martohem në kishë”, ka thënë ajo.

Rodriguez, 43 vjeç, i ka propozuar këngëtares të “Jenny From the Block” në mars të këtij viti me një unazë në vlerë prej 18 milionë dollarësh.

Ndryshe, turneu i Lopez në Amerikën Veriore ka filluar më 7 qershor në Inglewood dhe do të përfundojë më 27 korrik në Miami.

View this post on Instagram

Sacramento!!! 🖤 #itsmypartytour

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on