SHPËRNDAJE
Vuk Jeremiq ka thënë se Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq me fjalimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka thënë se Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq me fjalimin e saj në Kombet e Bashkuara “është ngatërruar dhe i ka sjellë dëme pozicionit negociator në raport ndaj Kosovës”.

“Foltorja në Kombet e Bashkuara është podium shumë formal ku matet çdo fjalë, por edhe çdo fjalë që nuk e thoni”, deklaroi Jeremiq për “Blic”.

Sipas tij, të gjithë e kanë vërejtur që udhëheqësja e delegacionit të Serbisë kur e përmendi Kosovën “nuk iu referua Rezolutës 1244, dhe nuk i falënderoi shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën”.