SHPËRNDAJE
Mesto: Beograd Datum: 26.08.2010 Dogadjaj: EVROSERVIS/POLITIKA - razgovor ministra spoljnih poslova Srbije Vuka Jeremiæa i šefa diplomatije Nemaèke Gvida Vestervelea (Guido Westerwelle) Licnosti: Vuk Jeremiæ

“Është e sigurt se një precedent i tillë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve. Korrigjimi i kufijve mund të jetë shkëndija që nisë konflikte të reja në Ballkan,” tha Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, në hapjen e “Global Forum Pearson”

Kryetari i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, në hapjen e “Global Forum Pearson” që po mbahet në Universitetin e Çikagos, komentoi idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se çka do të sillte kjo për Ballkanin.

Ai tha se korrigjimi në bazë të vijave etnike në Kosovë do të mund të jetë shkëndija e një konflikti të ri në Ballkan, dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve ta parandalojnë një gjë të tillë.

Jeremiq, i cili është ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se Beogradi dhe Prishtina janë të inkurajuar ta arrijnë një marrëveshje përmes korrigjimit të kufijve.

“Është e sigurt se një precedent i tillë shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve. Korrigjimi i kufijve mund të jetë shkëndija që nisë konflikte të reja në Ballkan,” tha ai.

Jeremiq vlerësoi se demokracia në Ballkan po përkeqësohet nga indiferencën e Evropës.