SHPËRNDAJE

Pastrimi i borës është bërë në të gjitha vendbanimet e Malësisë së Preshevës. Kompanitë private dhe Ndërmarrja Publike Moravica të kontraktuara nga shtabi për situata të jashtëzakonshme me makinerit e tyre kanë bëerë pastrimin e rrugëve që shpien në vendbanimet e banuara me qytetarë në pjesën e Malësisë së Preshevës.Bora e fundit që kishte rënë pa ndërprerë 40 orë kishte bllokuar rrugë të cilat me intervenim të kompanive u bën të kalueshme. Dje dhe sot jeta për banorët e Malësisë së Preshevës është kthyer në normalitet./presheva.com/