SHPËRNDAJE

‘Selfiet’ me fansat mund të duken si përditshmëri për të famshmit, mirëpo jo të gjithë pajtohen me këtë. Jim Carrey është nga ata që refuzojnë të realizojnë fotografi të tillë, ndërsa ka disa arsye mjaft interesante për këtë vendim.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, 57-vjeçari ka thënë se nuk i pëlqen të ndalet për fotografi, sidomos kur është fjala për ‘selfie’.

“Kam hequr dorë nga përpjekjet për të qenë diçka për dikë para shumë kohësh. Nuk mendoj se ekziston ndonjë përgjegjësi për t’i kënaqur të gjithë”.

“Nuk jam i pasjellshëm me njerëzit, mirëpo më shumë do të më pëlqente t’u thosha ‘përshëndetje’ dhe ‘si jeni’ dhe ‘çfarë po bëni’ sesa të bëj një selfie”, ka thënë aktori.

Ndërsa, në pyetjen se cila është pakënaqësia e tij lidhur me ‘selfiet’, Carrey shprehet: “Sepse ‘selfiet’ e ndalin jetën”.

Duke vazhduar për këtë temë, ai ka theksuar: “Shkon (bën mimikën e fytyrës), ‘eeehh’. Pastaj e publikon në Instagram duke u dhënë njerëzve ndjenjë të rrejshme të rëndësisë”.

“Të gjithë kanë qenë shumë entuziastë për Steve Jobs, por unë e paramendoj në ferr duke ikur nga demonët që kërkojnë selfie”, ka deklaruar Carrey.

Kjo veti e Jim përfshihet në listën e gjërave interesante që nuk pëlqejnë aktorët. Së fundmi është raportuar se Keanu Reeves nuk pëlqen t’i prekë apo përqafojë fanset e tij gjatë fotografimit.