SHPËRNDAJE

Jose Mourinho preferon që të transferojë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Morata para sulmuesit të Atletico Madridit, Antonie Griezmann
Pavarësisht se Antonie Griezmann e ka pranuar se mund të transferohet në Manchester United gjatë kësaj vere, Tuttomercatoweb.com kanë një mendim ndryshe.

Sipas kësaj të përditshme, Milan ka konkurrencë të fortë nga Mourinho, i cili e dëshiron me cdo kusht Moratan.

Trajneri portugez beson se skuadra e tij më së shumti ka nevojë për sulmuesin e Real Madridit, i cili dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.

Ai madje beson se Morata do të ishte më i mirë se sa Griezmann, i cili nuk është sulmues tipik, e në pozitë të tij ka lojtarë të mirë si Mkhitaryan, Rashford apo Mata.

Morata këtë edicion ka shënuar 20 gola për Realin, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas Cristiano Ronaldos.

Unitedi po ashtu nga Real Madrid kërkon edhe mesfushorin kolumbian, James Rodriguez.