SHPËRNDAJE

Talenti i madh portugez, Joao Felix ka filluar të fitojë zemrat e tifozëve të Atletico Madridit vetëm disa ditë pas transferimit.

Joao Felix kompletoi transferimin e tij nga Benfica para disa ditësh, duke u bërë transferimi rekord i klubit.

Ky transferim i kushtoi hiç më pak se 126 milionë euro ekipit nga Wanda Metropolitano, të cilët paguan klauzolën e largimit të tij.

Megjithatë, talenti i tij nuk do dije për t’u parë pasi vërehet në çdo lëvizje të tij.

Portugezi këtë e ka treguar edhe gjatë stërvitjeve para-sezonale me Atleticon në Los Angeles.

19-vjeçari ka shënuar një gol të bukur në stërvitje pas tri tentimeve radhazi brenda 40 sekondave.