SHPËRNDAJE

Kanë mbetur edhe pak më tepër se 24 orë deri te fillimi i festivalit evropian të muzikës i njohur më mirë si Eurovision.

“Ktheju tokës” është kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria, të cilën do ta interpretojë Jonida Maliqi.

Kjo e fundit ka parakaluar në qilimin e kuq, ku ishin të pranishëm të gjithë 41 pjesëmarrësit e edicionit të sivjetmë në Tel Aviv.

View this post on Instagram

In her 👀 @artemisa.mithi 📸

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on

Këngëtarja është një prej vajzave me më shumë stil në skenën shqiptare dhe këtë e ka vazhduar edhe në Izrael. Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë blu me një rrip që kishte të gjitha ngjyrat e ylberit.

“Nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë Eurovizionin, ne po e shijojmë jetën, sepse jeta është si ylber”, ka thënë Jonida duke iu referuar veshjes së saj.

Ndryshe, Jonida do të këndoj në natën e parë të festivalit më 14 maj në Tel Aviv gjersa Eurovisioni do të zgjas katër ditë.