SHPËRNDAJE

Jorge Messi, babai i Leo Messit ka deklaruar se djali i tij nuk do të largohet nga klubi katalanas, mirëpo ka lënë mundësinë që ai të largohet.

Mediet franceze spekulojnë se këtë verë PSG do të paguaj Barcelonës 250 milionë euro për ta blerë Messin.

“I kam dëgjuar zërat dhe nuk e di nga kanë filluar. Nuk ka pasë kontakt deri tani. Lionel është lojtar i Barcelonës, me të cilën ka kontratë deri 2018” ka thënë Jorge për L’Equipe.

“Eshtë nder që PSG është i interesuar, mirëpo për këtë tani nuk duam të flasim. Ai ka kontratë me Barcelonën dhe nuk duam të mendojmë për asgjë tjetër, as për PSG as për ndonjë klub tjetër” ka thënë ai.

Ai ka thënë se futbolli është i paparashikuar dhe lojtarët shpesh ndërrojnë klubet.

“A mund të them me siguri se Messi do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm tek Barcelona? Eshtë i lidhur me kontratë, mirëpo në futboll kurrë nuk dihet se çka do të ndodh. Nuk e dimë se çka mund të ndodh nesër, këtë e di vetëm zoti” ka thënë ai.