SHPËRNDAJE

Që kur ka arritur në radhat e Barcelonës, e posaçërisht pas ndeshjeve të tilla dhe lavdëratave që ka marrë, Barton ka tentuar të sqarojë se pse Neymar është larg një top lojtari.

Barton shpesh ka shkruar se braziliani është shumë larg nga Messi dhe Ronaldo, dhe se nuk mund as që të krahasohet me ta, dhe akuzat e tij i ka prit ti jap menjëherë pas El Classico.

“Secili që krahason Neymar me Messi, Ronaldo, Ibrahimoviç apo Suarez, është i çmendur”.

“Ai duhet ta vizitoj mjekun, definitivisht” ka thënë Barton.

Barton ka krahasuar Neymar me një kali të voglë, Poni, duke aluduar se ai nuk jep kurfar kontributi për Barcelonën, dhe se katalanasit luajnë më mirë kur ai nuk luan.

“Neymar është një kali i thjeshtë, një poni, të cilin e shikojnë fëmija, kënaqen duke e shikuar, dhe ai shërben vetëm për këtë gjë”

“çfarë pune mund të kryej një kali i vogël? Njejt edhe Neymar, shërben vetëm për ta shikuar, reklamë, ndërsa kurrfarë dobie nuk ka nga ai”/

“Menjëherë si doli ai nga loja, Barcelona përmbysi dhe fitoi”.

“Neymar jasht, Barcelona fiton. Sikur të jetë kjo një fizikë nuklerare” ka thënë mesfushori anglez, Barton.